Gjoksi, 50 vjet më
parë proteza me silikon

Gjoksi, 50 vjet më <br />parë proteza me silikon
TIRANE – Thojnë se për femrat gjoksi, ashtu si edhe flokët, është një burim i vazhdueshëm pakënaqësie: kush e ka të vogël do ta donte më të madh dhe anasjelltas ndërsa kush nuk ankohet për masën e bën këtë për formën. Kjo mund të shpjegojë pse ndërhyrjet në gjoks janë të dytat përsa i përket kërkesave në të gjithë botën. Pas 50 vjetësh nga ndërhyrja e parë, BBC i është rikthyer origjinës së protezave të silikonit, duke publikuar disa anë të panjohura.

Kirurgut Franck Gerow, të Jefferson Davis Hospital në Houston, Texas, i lindi ideja ndërsa po mbante në duar një qese gjaku e cila mesa duket i dha të njëjtën ndjesi sikur po prekte gjoksin e një gruaje. Nga kjo intuitë deri tek vendosja e protezës së parë hapi ishte i shkurtër.

Testi i parë u krye mbi një qenushe, që quhej Esmeralda, e cila disa ditë më pas shkuli me dhëmbë penjtë e qepjes, duke i dhënë fund kështu eksperimentit.
Në pranverën e vitit 1962, Gerow dhe kolegu i tij Thomas Cronin, kryen operacion e parë me silikon në trupin e një 30-vjeçareje, Timmie Jean Lindsay. Në fakt, ajo kishte shkuar tek mjekët vetëm për të hequr një tatuazh dhe ishin ata që i propozuan të bëhej pjesë e eksperimentit si vullnetare. Në këmbim i premtuan se do t’i korrigjonin veshët e saj llapush. Pasi u zgjua nga operacioni, Lindsay ishte shumë entuziaste, sidomos kur vuri re se ndërsa ecte rrugës tërhiqte shumë vëmendjen mashkullore.

Sot, Timmie Jean Lindsay, që për një kohë të gjatë nuk u tregoi miqve e familjarëve për operacionin, pohon se efektet estetike zgjatën pak shumë 15 vjet, më pas veprimi i kohës filloi të ndjehej. “Mendoja se gjoksi im do të qëndronte lart e i fortë përgjithmonë. Por nuk shkoi kështu – tregon 80-vjeçarja zonja Lindsay – sepse, ashtu si ai normal, ka tendencën të ulet me avancimin e moshës”. Por pionierja e gjoksit të zmadhuar është gjithsesi e lumtur për atë pjesë të vogël historie – ose më saktë, dy – që ende ruan në trupin e saj: “Është bukur të dish që ke qenë e para”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut