'Dordolec, kaqol'/ Maliqi: Burgjet po plasin, drejtori i paaftë, me të kaluar të errët, kërcënon e shantazhon punonjësit

TIRANE-Ish-zv/ drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve nga 2017 Lefter Maliqi, tashmë deputet i Kuvendit të Shqipërisë (nga listat e PD-së për qarkun e Beratit) thirri në interpelancë ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj për institucionin ku ai ishte deri para dy muajsh. Deputeti Lefter Maliqi lëshoi akuza të forta në drejtim të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili. Deputeti Maliqi u shpreh se Ismaili është i paaftë, me të kaluar të errët dhe pa arsimin e duhur për të drejtuar atë institucion. Përveç tenderave, ku hodhi dyshime të forta, Maliqi e akuzoi Ismailin se ka shantazhuar dhe kërcënuar punonjësit e burgjeve.

"Drejtori aktual i Burgjeve a është me meritë aty? Cfarë shkolle ka mbaruar pasi më rezulton se deri në 2001 ka qenë polic? A e keni parë të kaluarën e tij, është liruar për bashkëpunim në përgjim, ku akuzohej Sokol Kociu në lidhje me drogën që e bëri publike këngëtarja. Është shkarkuar në 2004 për paaftësi. Tani bëhet drejtor i përgjithshëm i burgjeve, por nuk i njeh, për katër muaj ka shkuar vetëm një Fier, por con e-maile, shantazhon, drejtorët nuk i pret.

Kërcënime dhe shantazhe me drejtorin e policisë së burgjeve. Tenderat në drejtorinë e burgjeve bëhen te ministria e Brendshëm. Administrata kërkon mbështetje. Merreni dhe pyeteni të shikoni nivelin e tij, mezi lexon, ai kërcënon policet femra, u thotë 'dordolec' policeve. U thotë policëve 'kaqola', quan kandar burgun e Vaqarrit. Ky njeri ka marrë edhe kompetenca të jashtëzakonshme. Ai shantazhon të gjithë punonjësit dhe drejtuesit, ka kërkuar të shkarkojë dy- tre herë kunatin e n/ kryetares së Kuvendit.

Një ditë mund të plasë me këtë situatë" deklaroi ai. Lefter Maliqi tha se drejtuesit e PS-së kanë dijeni për situatën, por thonë sipas tij se nuk e kanë vendosur ata. Por ministrja Gjonaj reagoi duke i kujtuar se ai ka qenë pjesë e sistemit deri pak muaj më parë, ndërsa denoncimet që bëri ti dërgonte në prokurori nëse kishte prova. Në fjalën e saj ministrja e Drejtësisë lajmëroi se shumë shpejt do të mbyllen burgjet e Krujës dhe Sarandës për shkak të amortizimit.

Në vitin 2017 Lefter Maliqi ishte në listat e PD si kandidat në Berat, por jo në listën fituese. Për këtë arsye, ai u largua nga PD duke kaluar me PS. Si shpërblim për rezultatin e arritur në zgjedhjet vendore në Berat shumica e emëroi zv. Drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve. Por pas djegies së mandateve nga opozita e vjetër, i erdhi radha në listë dhe ai pranoi që të merrte mandatin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:10
Akuzat ndaj drejtorit të Burgjeve, Maliqi: Ruçi, Gjiknuri e dinë, por ja cfarë më thanë

1557998733_1557994596leftermaliqi.jpg
E ndërsa ministrja Etilda Gjonaj i tha që shkeljet ti depozitonte në prokurori, deputeti Lefter Maliqi theksoi se kishte detyrë ti denonconte, por shtoi se e di që do të shkojnë në vesh të shurdhër. "Unë po flas, por zoti Ruçi, Sterkaj, Gjiknuri, Qefalia dhe të tjerët kanë ikur se dinë dhe thonë ke shumë të drejtë por nuk e kemi vendosur ne dhe nuk e dimë. Ju mbajeni me shëndet, mandatin e kam personal. Mbase këto vajtën në vesh të shurdhër, por kemi të drejtë të ngremë shqetësimet. Unë po ta them e kaluara e drejtorit aktual është e errët, shkel vendimet e prokurorëve, transferimet i komandon. Do i kërkoj interpelancë atij që e ka emëruar" tha ai.

Ora 11:06
Akuzat kundër drejtorit të Burgjeve/ Gjonaj-Maliqit: Po ju a nuk ishit aty? Shkeljet çoi në prokurori

1557998650_1557997670gjonaj.jpg
Pas akuzave të deputetit të opozitës së re Lefter Maliqi në Kuvend kundër drejtorit të Burgjeve, Agim Ismaili ka reaguar ministrja Etilda Gjonaj duke i kërkuar që të gjitha shkeljet që ka konstatuar ti dërgojë në prokurori. "Më vjen mjaft mirë që keni dijeni për një sërë cështjesh, do të doja që ta kishit bërë kur ishit zv/ drejtor për të gjitha akuzat dhe shkeljet. Keni pasur detyrim për t'ia prezantuar drejtorit të burgjeve apo mua si ministre, kur kishit fakte dhe indicie. Gjë që nuk ka ndodhur deri tani. Sistemi i burgjeve ka probleme pa dyshim, e kemi gjetur më keq. Përsa i përket drejtorëve do të doja që interpelanca të mos ishin ulur në nivelin e emrave, por iu them, ashtu si të gjithë drejtorët e burgjeve ka kaluar në sitë në konkurs, ashtu edhe drejtorët e përgjithshëm janë verifikuar profesionalizimit dhe eksperiencës dhe të gjithë ata që janë vendosur kanë qenë në bazë të meritës. Nuk do ia lejoja vetes të debatonim për drejtorë specifikë, por di të them që të gjithë kanë qenë në atë nivel ku kanë dhënë rezultate shumë të mira. Nëse keni indicie dërgojini në prokurori".

Ora 11:02
Maliqi: Burgjet po plasin, drejtori aktual i paaftë, me të kaluar të errët, kërcënon dhe shantazhon punonjësit

1557998331_1557997698maliqi.jpg
Deputeti Lefter Maliqi ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Agim Ismailit, i cili është drejtori aktual i Burgjeve pas largimit të Stefan Çipës. Ai ka treguar atë që sipas tij po ndodh aktualisht në burgjet shqiptare nga tenderat deri te shantazhimi i punonjësve të burgjeve dhe drejtuesve. Maliqi akuzoi se Ismaili është me të kaluar të errët, ndërsa ka lexuar edhe e-mailet që sipas tij ai u ka dërguar vartësve me ofendime dhe kërcënime. "Shpresoj që lufta kundër korrupsionit të jetë reale. Uroj mos ndodhë siç u shkarkua për abuzime zv/ drejtori i shëndetit publik dhe vijon që të jetë në detyrë për shkak të lidhjeve me një ish-ministër të shumicës.Më bëhet qejfi që këtu lexuat dhe folët për analizën e drejtorisë së Burgjeve për 2018. Keni dhe kemi bërë punë të mira, por një pjesë të pyetje ju nuk iu përgjigjët. Edhe për drejtorët e burgjeve që janë shumica ushtarakë të aftë, por fatkeqësisht i ka vendosur politika, por kthyer në magazinerë emërime, transferime, leje. Ju keni lëvizur për një vit 3 drejtorë të përgjithshëm, mikun tim Arben Cukon, por për shkak të zemrës së madhe dhe bindjes partiake arriti që të jetë edhe për fajin e të tjerëve pas hekurave. Sollët Stefan Cipën, filloi me pasion, por katër muaj e mbajtët, nga 26% e investimeve e coi 100%. Donte të kursente, tha do të hap një pus uji në burgun e Fierit dhe 30% të ushqimeve në burgje të tenderave që bëheshin, pasi një pjesë të ushqimit të burgosurve ua conin familjarët. Stefani bëri edhe zyrën e bukur, mua më tha më hoqën se do të më cojë kryetar bashkie, por i thash e ke gabim, pasi këta nuk i duan njerëzit që punojnë. Drejtori aktual i Burgjeve a eshte me merite aty? Cfarë shkolle ka mbaruar pasi më rezulton se deri në 2001 ka qenë polic? A e keni parë të kaluarën e tij, është liruar për bashkëpunim në përgjim, ku akuzohej Sokol Kociu në lidhje me drogën që e bëri publike këngëtarja. Është shkarkuar në 2004 për paaftësi. Tani bëhet drejtor i përgjithshëm i burgjeve, nuk i njeh, për katër muaj ka shkuar vetëm një Fier, por con e-mail, shantazhon, drejtorët nuk i pret. Kërcënime dhe shantazhe me drejtorin e policisë së burgjeve. Tenderat në drejtorinë e burgjeve bëhen te ministria e Brendshëm... Administrata kërkon mbështetje. Merreni dhe pyeteni të shikoni nivelin, ai kërcënon policet femra, u thotë dordolec policeve. U thotë policëve kaqola, quan kandar burgun e Vaqarrit. Ky njeri ka marrë edhe kompetenca të jashtëzakonshme. Ai shantazhon të gjithë punonjësit dhe drejtuesit, ka kërkuar të shkarkojë dy- tre herë kunatin e n/ kryetares së Kuvendit. Një ditë mund të plasë me këtë situatë" deklaroi ai.

Ora 10:50
Gjonaj: Do mbyllim burgjet e Krujës dhe Sarandës, janë amortizuar (Shigjeton LSI-në për punësimet)

1557998297_1557997670gjonaj.jpg
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se burgjet në Krujë dhe Sarandë pritet që shumë shpejt të mbyllen pasi janë të amortizuara, ndërsa akuzoi LSI-në për punësimet që kishte bërë në këtë institucion në mandatin e parë të qeverisë Rama. "E keni parë nga afër situatën për 1.5 vite zoti Maliqi. Siguria në institucione është garantuar. Gjendja në të cilën e gjetëm në 2017 ishte e mjerueshme edhe për mungesën e sigurisë dhe kushtet e infrastrukturës ku ndodheshin të dënuarit. Në më pak se dy vite kemi bërë ndryshim rrënjësor duke e kthyer në një sistem të sigurt. Ndryshuam rekrutimin e stafit. E shikonin drejtorin për të bërë ndere partiake dhe e shikonin pozicionin për përfitime. Në sirtarët e atyre që i kishin harruar u gjetën lista të punësimeve sipas zonave të deputetëve dhe përfitime votash. Por tani cdo rekrutim realizohet në bazë të njohurive. Punonjësit e burgjeve duhet të kenë një trajtim më të mirë financiar por u rrit me 7%. Një numër i stafit ishte punësuar jashtë kritereve, 130 persona kishin rekorde penale dhe u shkarkuan nga detyra. Gjendja ka lënë për të dëshiruar. Raportet kanë propozuar mbylljen e institucioneve të Krujës dhe Sarandës. Kam vendosur konservimin e dy institucioneve të Krujës dhe Sarandës që të shkojë drejt mbylljes, pasi janë të amortizuara. Numri i celularëve të bllokuar ka qenë i konsiderueshëm dhe për herë të parë instaluam bllokimin e valëve telefonike do të shtrihet në të gjitha burgjet. Zbatimi i regjimit '41-bis' është një tjetër reformë e marrë, që do të zbatohet shumë shpejt në dosjet e para" tha ajo.

Ora 10:30
Interpelanca për Burgjet/ Maliqi: Ata me 30 gr drogë në qeli, vrasësit jashtë

1557998264_1557997730maliqi.jpg
Në fillim të interpelancës me ministren e Drejtësisë, deputeti Lefter Maliqi që u fut në Kuvend pak javë më parë nga listat e PD-së, paraqiti shqetësimet e tij për situatën e burgjeve dhe drejtuesit aktualë në krye të këtij institucioni, ku ai ishte zv/ drejtor deri para se të betohej në Kuvend. "Urime 61 kandidatëve për kryebashkiakë dhe i lini ndonjë mandat nga tepsia nga opozita e re, por besoj që do të arrini ndonjë marrëveshje. Pyetjet e mija për ministren janë; kur hoqët Stefan Cipën thatë do të bëhet analiza e burgjeve për dy javë, por porosia nuk është zbatuar, kanë kaluar pesë muaj. Drejtoria e Burgjeve këto dy vite ka kaluar në lëvizje dhe akuza të shumta dhe drejtuesish, për të marrë një polic kërkohet vërtetim personaliteti, po drejtuesit me firmën tuaj kalojnë në sitë? A e meritojnë atë vend pune? Do të ndaloj edhe te cështja e amnistisë, ne përgatitëm pikat dhe faljet, pasi ka dy vite që nuk është bërë, edhe për shkak të opozitës dhe aty ka të dënuar për 30 gr drogë për vjedhje të lehta, vrasësit janë dënuar shumë pak dhe pjesa më e madhe janë të lirë. Kur do të kalojë amnistia. Vjetërsia e punonjësve të burgjeve nuk njihet. A ka kalim kompetencash, për ligjin për policinë e burgjeve dhe të drejtat e të dënuarve, pasi ju propozoni, lironi dhe shkarkoni me propozim të drejtorit të përgjithshëm. Në cdeo burg ka nga 10% të sëmurë mendor, ndërsa ka vetëm dy IEVP- Kruja dhe Spitali i burgut për ti trajtuar. A ka ndonjë politikë për ndonjë rehabilitim për këta. Nuk ka mjete, as ambulanca".

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali: 16/05/2019 14:24

    Ka keshilltar Femoon dhe Kambon prandaj ben si i forte Agimi. Pika,qe sju bie i shkaterruat burgjet. Z RAMA NDERHY SA NUK ESHTE VONE

    Përgjigju
  • Loran shehu: 16/05/2019 12:01

    Shum e drejt ka te drejt Lefteri burgjet jan ne prag te nje revolte popullore duhet ndruar patjetet

    Përgjigju
    • Lefteriu i teleftuar: 16/05/2019 14:58

      Pse duhet 'ndruar' se thotë Lefter Maliqi? Çfarë kredencialesh ka ky personazh që kalon trampolin PD-PS-PD dhe sapo kalon me palën tjetër pështyn pjatën ku ushqehet? A ishte aty, nuk ja dëgjoi njeri zërin por tani dola në krah tjetër dhe menjëherë të hedhim baltë? Edhe sikur të ishte i kulluari në tokë, për z. Ismaili jo Lefteriu por as KM skam integritetin moral e profesional për të folur për të. Sikur mos të ishte human duhet ta propozonim për 'pasuri kombëtare' se i vetmi që vendos shtet në çdo institucion që shkel!

    • Diftir Hoxha: 16/05/2019 13:08

      E ke gabim! Gimi eshte i te gjithve! Eshte edhe katolik edhe çam edhe myslyman

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj

Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj