Tre javë pasi Ilirjan Celibashi kishte vendosur të tërhiqej nga shqyrtimi i kërkesës për heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve e urdhëron të vendosë mbi fatin e kryebashkiakut.
KAS u vu në lëvizje nga vetë vetë ish kandidati për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, me kërkesë të të cilit Komisioneri u tërhoq nga çështja.
Muajin e kaluar Maliqi i kërkoi KQZ-së që të shkarkojë kryebashkiakun aktual Kreshnik Hajdari. Ky i fundit u dënua përfundimisht me vendim të formës së prerë në korrik të 2024, me 6 muaj burgim, i konvertuar në shërbim prove.
Por sipas Kodit Penal, me përfundimin e ditëve të shërbimit të provës, dënimi quhet i paqenë. Për këtë arsye Hajdari aktualisht rezulton i padënuar.
Komente






