Gjonaj e Lleshaj në Berlin, marrin mbështetjen e qeverise e parlamentit gjerman për integrimin

Gjonaj e Lleshaj në Berlin, marrin mbështetjen e qeverise e parlamentit gjerman për integrimin

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, mbajtën takime në Berlin me përfaqësues të Kancelarisë, Ministrisë së Brendshme dhe Bundestagut, duke falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme e të pakursyer ndaj Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian.

Në vijim të rekomandimit pa kushte të Komisionit për hapjen e negociatave të BE-në me Shqipërinë, delegacioni shqiptar informoi partnerët kyç në Gjermani mbi ecurinë e reformave shtet-formuese të ndërmarra nga Qeveria shqiptare si dhe përmbushjen plotësisht të kushteve të vendosura nga Këshilli Europian në Qershorin e 2018.

Ashtu si edhe Raporti i Komisionit evidenton, lufta kundër krimit të organizuar është intensifikuar ndjeshëm, sidomos në muajt e fundit, përmes operacioneve të përqendruara ndaj grupeve aktive, duke i zvogëluar hapësirën e veprimit, nëpërmjet përfshirjes, koordinimit dhe harmonizimit të përpjekjeve të gjitha agjencive ligj zbatuese në vend.

Përfaqësuesit e Qeverisë dhe Parlamentit Gjerman, shprehën mbështetje për Shqipërinë, dhe nxitën që zëri shqiptar të jetë i bashkuar, pasi informacione shpesh të kundërta lënë vend për perceptime jo të mira në Gjermani dhe në BE.

Ministrja e Drejtësisë Gjonaj informoi se zbatimi i reformës në drejtësi, si një nga reformat historike të ndërmarrë nga ndonjë vend kandidat, është në fazën e fundit të zbatimit.

Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm Lleshaj theksoi se bashkëpunimi dy palësh policor me Gjermaninë është shumë i kënaqshëm në nivelin operacional dhe me rezultate konkrete. Ai gjithashtu, vuri në dukje faktin se Shqipëria tashmë ka dalë nga harta e kultivimit të kanabisit, përmes një angazhimi ndërinstitucional në nivel qendror dhe vendor, me një plan konkret pune për kontrollin e territorit, rritjen e ndërgjegjësimit në komunitet, duke vënë para përgjegjësisë çdo përpjekje e tentativë për ringjallje të këtij fenomeni. 

Në lidhje me fenomenin e azilkërkimit të shqiptarëve në BE, ministri i Brendshëm theksoi se Shqipëria është një vend i sigurt, ku të drejtat e njeriut janë të mbrojtura, e kësisoj çdo përpjekje për të siguruar azil në vendet e BE-së, në mënyrë abuzive, duhet penguar në bashkëpunim mes autoriteteve të dy vendeve. Shqipëria vazhdon të ushtrojë kontroll të rreptë në Pikat Kufitare, por lufta e vërtetë qëndron në goditjen e rrjeteve të organizuara të trafikut njerëzor, që kamuflohen me veprimtari turistike ose mbështetje sociale. Në këtë kuadër, marrëveshja me FRONTEX është një hap i rëndësishëm në përpjekjet e përbashkëta për të frenuar migracionin e paligjshëm, nëpërmjet territorit të Shqipërisë, drejt vendeve të BE. Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në këtë sfidë të përbashkët.

Gjonaj dhe Lleshaj takim me Matthias Lütternberg, vlerësohet reforma në drejtësi

Gjatë vizitës zyrtare në Berlin, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj së bashku me ministrin Sandër Lleshaj u takuan me Matthias Lütternberg, Drejtor i Departamentit për Europën Lindore, Qendrore dhe Juglindore, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore, në Kancelarinë Federale, të cilin e kanë informuar mbi ecurinë dhe rezultatet e reformave të rëndësishme që Qeveria shqiptare ka ndërmarrë gjatë kësaj kohe.

‘’Zbatimi i reformës në drejtësi, funksionimi i organeve të reja KLGJ dhe KLP, procedurat për ngritjen e organeve të reja si SPAK dhe plotësimi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese si një proces i pavarur dhe i paanshëm nga mazhoranca qeverisëse i cili pritet të përfundoi deri në fund të muajit korrik, ishin gjithashtu pjesë e diskutimit të këtij takimi. Lufta kundër korrupsionit si prioritet i Qeverisë shqiptare dhe Ministrit të Drejtësisë si Koordinatori Kombëtar Antikorrupsion, ishin gjithashtu temë e rëndësishme e këtij diskutimi, për të cilat informova z. Lütternberg mbi ecurinë e zbatimit të Planit të Masave të Strategjisë Kombëtare Antikorrupsion si dhe rezultatet konkrete të deritanishme të arritura nëpërmjet Task Forcës Antikorrupsion, si një mekanizëm ndërinstitucional i ngritur nga Qeveria Shqiptare, për luftën kundër korrupsionit, të cilat për herë të parë u vlerësuan pozitivisht edhe nga Raporti i Komisionit Evropian’’, - shprehet Gjonaj.

Lütternberg vlerësoi reformat dhe përpjekjet e bëra nga Shqipëria në kuadër të luftës kundër korrupsionit, reformës në drejtësi si dhe reformimin e sistemit gjyqësor si një nga shtyllat kryesore që garanton mbrojtjen e të drejtave të njeriut në një shtet demokratik duke nxitur më tej ecurinë dhe zbatimin e tyre.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë