TIRANE - Asnjë person që ndodhet në qeli nuk duhet të mendojë të organizojë situata që cënojnë sigurinë e fushatës elektorale në Shqipëri. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një mbledhje urgjente thirrur prej saj, me titullarët e burgjeve në vend, urdhëroi që ku ka indicie, të mos lejohet komunikimi i subjekteve të ndryshëm kriminalë me njëri-tjetrin, të dënuar apo paraburgosur, që mund të sjellin shqetësim gjatë fushatës.
Salla Operacionale e Monitorimit është funksionale 24 orë – tha Gjonaj – duke shprehur rëndësinë që të evidentohet çdo shkelje që mund të ndodhë, përgjegjësinë për të cilat do e kenë drejtuesit e burgut. Ministrja kërkoi zbatimin me përpikmëri të urdhrit që prej një viti i ka pezulluar lejet e veçanta.
Gjonaj theksoi se është e ndaluar që forcat policore të burgjeve të angazhohen në fushatë duke u kujtuar se detyra e vetme e drejtorëve të burgjeve është çështja e sigurisë në institucione.
Thuajse në të gjitha burgjet do të ketë qendra votimi dhe ministrja Gjonaj, e cila kandidon në këto zgjedhje për Partinë Socialiste, kërkoi që të burgosurit të pajisen me mjete identifikimi.
Gjonaj tha se edhe punonjësit e policisë së Burgjeve do përfshihen në prioritet e vaksinimit si efektivët e Policisë së Shtetit, dhe se ajo nuk do të tolerojë infektimet në grup të të burgosurve, pasi do të thotë se masat anti-COVID janë shkelur.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.6%
-
Të gabuar
55.1%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në punë ditën, në burg natën, Kuvendi me ligj të ri për të dënuarit nën 2.5 vjet
7 Janar, 20:02
-
Gazetarja: Si torturoheshin dhe groposeshin të gjallë të burgosurit në regjimin e Assad në Siri
12 Dhjetor 2024, 14:54
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
Identifikohet i burgosuri shqiptar që u gjet i vdekur në qelinë e Malandrinos në Greqi (EMRI)
4 Dhjetor 2024, 15:30
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor 2024, 14:55
-
Greqi/ Gjendet i vdekur në burg 37-vjeçari shqiptar, një i dënuar tjetër në gjendje të fikëti
2 Dhjetor 2024, 20:50
-
Iu gjet një arsenal me armë në makinë, dënohet me 14 muaj burg 19-vjeçari shqiptar në Angli (EMRI)
16 Nëntor 2024, 15:33
-
Historia e pazakontë në Itali/ U kap me 11 kg kokainë, Gjykata e Breshias liron shqiptarin! Shkak mospërkthimi i akuzës, por...
14 Nëntor 2024, 14:34
-
Francë/ Prokuroria në Paris kërkon dënimin me 5 vjet burg dhe 300 mijë euro gjobë për Marine Le Pen
14 Nëntor 2024, 14:23
-
Lutfi Dervishi: Burg, burg, burg....
2 Nëntor 2024, 13:39
-
Rrugëtimi drejt BE, deputetja Gjonaj në Report Tv: Brenda dhjetorit hapim negociatat për kapitujt e politikës së jashtme! PD në krizë, ne vijojmë punën
16 Tetor 2024, 17:39
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05