Ditën e sotme operacionit për pastrimin e mjedisit i është bashkuar edhe ministrja Etilda Gjonaj.

Në kuadër të operacionit kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që Duam”, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zgjedhur qytetin e Elbasanit, ku në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së  Elbasanit, Qazim Sejdini, u bënë pjesë e aksionit të pastrimit të brigjeve të përroit të Zaranikës.

Ministrja Gjonaj ftoi qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm në mbajtjen pastër të mjedisit ku jetojmë.

Me ftesën për të qenë sa më bashkëpunues dhe të sensibilizohen për të mbajtur jo vetëm një ditë qytetin të pastër, ministrja Gjonaj u shpreh se ky nuk është vetëm prioritet i qeverisë edhe i ministrave por ky duhet të jetë njëkohësisht prioritet i qytetarëve.

"Ashtu si dhe ne në drejtësi duam të pastrojmë pallatin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ashtu edhe gjithë qytetarët shqiptarë, duhet të fillojnë të pastrojnë mjedisin që i rrethon,” tha ministrja Gjonaj.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com