'Ta harrojnë ata që janë mësuar të mbyllin kapakët e dosjeve në kurriz të vendit' Gjonaj: Reforma në Drejtësi po tkurr krimin e organizuar

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka paralajmëruar se lufta kundër krimit do të vazhdojë në kuadër të Reformës në Drejtësi, të cilën e quajti një prej sukseseve të qeverisë socialiste. Ajo tha se frytet e para të reformës në drejtësi kanë tkurrur krimin e organizuar. Gjonaj kujtoi ditën kur Rama i kërkoi  të bëhej zv. ministre. 

"Është nder dhe privilegj të jem në një pikë kycce të frontit të luftës së Reformës në Drejtësi me të keqen e rrënjosur thellë. Rruga ime për të ardhur deri këtu sot ka nisur kur nisi të diskutohej për Reformën në Drejtësi. Nuk e fsheh dot se nuk kam besuar atëherë se do të gjenden shtigjet për të çarë rrugën e kthimit. Nuk e harroj ku Rama në maj të vitit 2017 më propozoi të bëhesh zv. ministre e Drejtësisë kur më tha: E di që do më thuash jo por mos e thuaj pa e menduar. Ti je pjesë e atyre që i ke hyrë detit në këmbë për Reformën në Drejtësi. Pavarësisht të gjitha peripecive përfshirë edhe ato që krijohen brenda shpirtit dhe brenda familjes, sikur 100 herë të kthehesha mbrapsht, prapë do i bashkohesha këtij fondi. Sikur 100 herë baltë të më duhet të duroj për veten dhe familjen i them vetes se kjo luftë ia vlen dhe është për të ardhmen e këtij vendi dhe qytetarëve tanë. Nuk e thyejnë dot vullnetin e PS për ta bërë Shqipërinë europiane. Ta harrojnë se e pengojnë dot partneritetin me BE dhe SHBA për të bërë realitet çdo ligj për Reformën në Drejtësi. Reforma në Drejtësi ende nuk ka dhënë shumë fryte, por frytet e para kanë sulmuar krimin e organizuar.  Ta harrojnë ata që janë mësuar të mbyllin kapakët e dosjeve të zullumeve të tyre në kurriz të Shqipërisë e të qytetarëve shqiptare, se e thyejnë dot vullnetin e kësaj force të madhe që quhet Partia Socialiste, për ta bërë Shqipërine Evropiane duke e bërë drejtësinë të barabartë për të gjithë! Ta harrojnë ata që kërcënojnë dhe shantazhojnë ne emër të Reformës në drejtësi deri edhe aleatet tanë strategjike, se e pengojnë dot partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, ta bëjë realitet çdo ligj dhe çdo nen që Parlamenti ka miratuar për ta pastruar deri në fund të keqen në sistemin e drejtësisë shqiptare!  Te dashur miq,  Reforma në drejtësi është ende në kantier, siç e quan kryeministri shpesh procesin e ndërtimit të sistemit të ri. Ajo ende nuk ka dhënë shumë prej fryteve të saj. Por janë këto fryte të para që kanë tkurrur krimin e organizuar dhe kanë nxjerrë jashtë kontrollit gjuhën e politikës së vjetër.  Sot, falë këtij investimi të jashtëzakonshëm, vetë populli shqiptar po fillon të marrë në dorë armën ligjore si çdo shtetas tjetër europian, për mbrojtjen e lirive e të drejtave themelore të tij, rikthimin e besimit tek shteti i së drejtës, rritjen e transparencës, si dhe luftën pa kompromis kundër korrupsionit.  E gjithë kjo vepër që kemi ngritur është kontributi më i madh që do të përbëjë një vlerë në vite. Përmbyllja e procesit të institucioneve të reja të pastruara nga llumi do të bëjnë që mandati tjetër për PS do jetë koha e re për futjen në veprim të drejtësisë së re. E vetmja garanci për çdo qytetar socialist apo demokrat jemi ne, PS. Duke iu falenderuar për këtë moment të veçantë po e mbyll me një frazë të Dritëro Agollit dy ditë përpara miratimit të Reformës në Drejtësi: Kam dëgjuar se mbi 90% e popullit e do këtë reformë. Unë e besoj këtë shifër dhe kur ke popullin me vete është revolucion", u shpreh Gjonaj.


Lajmi kryesor:

Rama: Në 2021 paga minimale 30 mijë lekë! Amnisti për pasuritë e padeklaruara ose ju pret OFL-ja! Tregoni xhepat


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë