Rama: Në 2021 paga minimale 30 mijë lekë! Amnisti për pasuritë e padeklaruara ose ju pret OFL-ja! Tregoni xhepat

TIRANE- Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur në kongresin e PS se socialistët do të marrin 800 mijë vota për mandatin e tretë, për të cilin tha se duhet të punohet shumë më shumë dhe nuk duhet të pritet arritja e tij për inerci të dy të parëve. Teksa i hoqi vërejtje deputetëve socialistë për mungesën e komunikimit me popullin, Rama e cilësoi Partinë Socialiste si median më të madhe në vend, me rreth 100 mijë veta në terren që duhet të përdorin celularët për folur me qytetarët që i kanë votuar për të qeverisur.

Rama paralajmëroi se nuk do të ketë më para në xhepa dhe "nën jastëk" të pajustifikuara, por të gjitha do duhet të depozitohet në llogari bankare. Nëse burimi i tyre nuk justifikohet Rama tha se pastaj do nisë ndërhyrja e OFL. E njëjta procedurë deklaroi Rama, do të përdoret edhe për paratë e emigrantëve, të cilët nuk duhet t'i mbajnë paratë në bankat e vendeve ku jetojnë, por t'i sjellin ato në vendin tonë, me një interes të ulët. Nga kjo tha Rama, do të përjashtohen kriminelët, politikanët dhe gjyqtarët.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla në fjalimin hapës në Kongres ka "justifikuar" vendimin e mazhoranës jo vetëm për koalicion me LSI-në, por edhe zgjedhjen e Ilir Metës si president, duke folur për ndryshimin drastik të kreut të shtetit "nga më i miri i opozitës tek Enver Llapa" (burri që u nxjerr gjuhën njerëzve në rrugë). Teksa ka listuar arritjet e PS-së që nga themeli deri në qeverisjen në dy mandatet e fundit, më kryesoren Balla rendit Reformën në Drejtësi, edhe pse sipas tij e gjithë opozita u bë njësh me njëri-tjetrin kundër saj, duke filluar nga ish- kryeministri Sali Berisha, kreu  i PD-së, Lulzim Balla, kreu i LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i shtetit, aso kohe kryetar Kuvendit, Ilir Meta.

Dita e dytë e punimeve të Kongresit të PS-së nisi me një minutë heshtje për 51 viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, e ndërsa është cilësuar si më e rëndësishme do të votohet për ndryshimin e statutit, e gjithashtu do të bëhet publike dhe axhenda e partisë deri në zgjedhjet e ardhshme, në qershor të vitit 2021.Gjatë ditës së parë të punimeve ngriti në piedestal gruan dhe rolin e saj në shoqëri e institucione, ndërsa u theksua se ajo quhet të jetë e pranishëm edhe më shumë në jetën politike dhe drejtuese të vendit, ndërsa në ditën e fundit të saj fjalën do ta kenë të rinjtë. 

Ky Kongres tre ditor i socialistëve, do të pasohet nga protesta e paralajmëruar e presidentit Ilir Meta i cili ka ftuar në 2 mars shqiptarët në shesh për "Kushtetutën dhe për Shqipërinë".  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
'Jeta juaj është juaja'! Rrugëtimi në vite, Rama poston videon e historisë së PS-së

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook videon që sot u shfaq edhe në Kongres, që tregon historinë e Partisë Socialiste në vitet e demokracisë nga themelimi.  Në video shfaqet rrugëtimi i viteve të vështira, por edhe figurat kryesore, mes të cilave Dritëro Agolli dhe Fatos Nano.

“Jeta juaj është e juaja, mos e lini të struket nën hijen e nënshtrimit prej goditjeve. Hapini sytë katër. Ka dalje edhe kur s’ka. Ka dritë diku. Mbase s’do ketë aq shumë dritë, por ka aq sa për të mundur terrin. Hapini sytë katër. Zotat do t’ju ofrojnë shanse. Shihini. Kapini. Ju s’’mund ta mundni vdekjen, por nganjëherë vdekjen e të jetuarit mund ta mundni. E sa më shpejt mësoni ta bëni këtë. Aq më shumë dritë do të ketë. Kujtojeni këtë gjithë sa kohë jetoni. Jeni mrekullia vetë. Zotat presin të kënaqen brenda jush. Nëse doni ta provoni, shkoni deri në fund përndryshe mos u nisni fare.  Nëse doni ta provoni, çojini deri në fund . Gjithçka tjetër është qëndrueshmëri. Sprovë deri në çfarë pike jeni gati të rezistoni dhe do t’ia dilni  pavarësisht rrëzimeve dhe shanseve fare të vogla e do jetë më mirë se ç’mund të parafytyroni. Nëse do ta provoni, shikojini deri në fund. Asnjë ndjesi tjetër si kjo nuk ka. Krejt të vetëm para zotave. Nata do ndriçojë nga zjarri juaj. Bëje, bëje, bëje, deri në fund. Do ta çoni jetën tuaj drejt të qeshurës së përsosur . Është e vetmja betejë që vlen të luftohet. Sukseset tona të mëdha s’mund t’i kemi kurrë pas, sepse fati që duam sheh nga lart”, thuhet në videon e publikuar nga Kryeminsitri Rama” janë disa nga mesazhet në video, të shkëputura nga dy poemave sublime nga Charles Bukowski.

Ora 14:06
Rama: Të gjithë duhet të tregojnë sa para kanë në xhepa dhe 'nën jastëk'! Do japim llogari një për një, nga unë i pari... ndryshe merret OFL

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nuk do të ketë më para në xhepa dhe "nën jastëk" të pajustifikuara, por të gjitha do duhet të depozitohet në llogari bankare. Nëse burimi i tyre nuk justifikohet Rama tha se pastaj do nisë ndërhyrja e OFL. E njëjta procedurë deklaroi Rama, do të përdoret edhe për paratë e emigrantëve, të cilët nuk duhet t'i mbajnë paratë në bankat e vendeve ku jetojnë, por t'i sjellin ato në vendin tonë, me një interes të ulët. Nga kjo tha Rama, do të përjashtohen kriminelët, politikanët dhe gjyqtarët.

"Rindërtimi do të jetë jo vetëm një program rindërtimi, infrastrukture, por rritjeje ekonomike. Janë shqetësuar të gjithë nga OFL se nuk e dinë se ku mbaron OFL. Kemi adresuar vetëm një aspekt të tij, atë të shtëpive të ndërtuara pa leje. po jo parash. Sa kursime emigrantësh rrinë në jastëk. Sa makina të blera me punë të ndershme mund të kapen nesër. Shqipëria nuk mund të vazhdojë që vajzat kur dalin me shoqet të shohin makinat më të shtrenjta me ata të veshurit më keq. Unë mësojë atje dhe më vjen tjetri me lamborgini. Kjo do të mbarojë ashtu si do të mbarojë edhe pjesa tjetër. Shqipëria nuk është me shumicë kriminelësh as me shumicë hajdutësh por me shumicë që punojnë. Por kur t'i shohin. Keni parë ndonjëherë ndonjë që punon. Del ai që ka probleme me kanalin dhe bërtet. Shqipëria shumë shpejt do i thotë të gjithëve tregoni xhepat. Por ka një ndryshim mes atyre të vendosura përmes krimit dhe atyre të vëna me punë. Do bëjmë një amnisti të përgjithshme që të gjitha paratë dhe asetet t'i deklarojnë. Kjo do bëhet sepse jemi këtu për të punuar për ata që na kanë sjellë këtu. Emigrantët nuk mund të mbajnë më para andej sepse i thonë këtu nga i more. Ata që nuk i kanë paratë përmes krimit, ose janë politikanë, gjykatës, prokurorë dhe subjekte do japin llogari nga unë i pari për çdo gjë që kemi. Pastaj secili t'i dalë për zot. Nuk ka më aty PS, PD, aty ka ose ndershmëri, ose te vendi. Të tjerët duhet t'i sjellin paratë në Shqipëri dhe t'i fusin në bankë me një interes minimal. Besoj se kjo do të na japë mundësinë ta shtyjmë ekonominë edhe më shumë. Kur kalon afati kush nuk i ka deklaruara do japin llogari. Kjo do të na japë mundësinë ta shtyjmë ekonominë edhe më tej. Kur mbaron afati pastaj, je tek OFL, ke bërë e nuk ke bërë krime. Do fusim elementin që të gjitha pasuritëe shqiptarëve jashtë do të deklarohen këtu si në çdo vend në botë. Shteti shqiptar duhet t'i dijë, dhe ka të drejtëntë të gjëmojë deri në fund të botës nëse ke një shtëpi apo pasuri që nuk e keni deklaruar", tha Rama.

Ora 14:05
Rama: Mandati i tretë na duhet që certifikata të të vijë në shtëpi tek 'mrroklla'

Një nga prioritetet e qeverisë për t'u vënë në jetë, kryeministri Edi Rama radhiti shërbimet publike ndaj qytetarëve, ku tha se vulosja e përsosmërisë së tyre është finalizimi i fazës së parë të revolucionit dixhital, që do të shkojë deri aty sa certifikatën dhe dokumentet nga zyrat e shtetit, qytetarët t'i merran direkt në telefonin e tyre.

"Që brenda 2020 për të aplikuar për një licencë, autorizim, certifikatë, cfarëdoqoftë, njerëzit mos të kenë nevojë të lëvizin nga shtëpia, ta bëjnë drejtpërdrejt për pak minuta, dhe nëpunësit të bëjnë gjithë punën që sot e 30 vjet i është kërkuar njerëzve, andej e këtej duke kërkuar dosje. Faza e dytë është që certifikata të të vijë në shtëpi, tek mrroklla, për këtë duhet mandati i tretit", tha Rama.

Ora 14:05
Rama: Prioritet zbythja e krimit në folenë e tij! SPAK mbështetje për OFL-në...Kujt t'ia çonim pasuritë, gjyqtarëve që lirojnë kriminelë?!

Ndër prioritet e mëdha të qeverisë, Rama listoi goditjen ndaj krimit, ku veçoi punën e Operacionit Forca e Ligjit kundër pasurive të paligjshme të pjesëtarëve të botës së krimit. Rama tha se fatmirësisht ku operacion vjen në kushtet kur SPAK dhe Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë ngritur, sepse ndryshe sipas tij, gjithçka e sekuestruar dhe e vënë në sitën e OFL-së do të kthehej pas nga prokurorët dhe gjyqtarët  që siç Rama theksoi vetëm në 2019-ën kanë liruar nga burgu 28 kriminelë në shkelje të ligjit.

"Zbythja e krimit në folenë e tij është prioriteti ynë dhe duhet të jemi të qartë që lufta me krimin na ka bërë baltë, se e kemi bërë më fortë se askush tjetër. kush lufton me krimin në një vend të molepsur si Shqipëria, do ta marrin parasysh që do akuzohet si më krimineli, do baltoset. Kjo është histori e botës. Sot ne jemi në një kapitull të ri që mund ta materializojmë atë goditje që më parë nuk e bënim dot. Me kë ta bënim? Janë të gjitha të lidhura bashkë. Këto që mbledh OFL kujt t'ja çonim, tek cili prokuror mund të kishim besim se do të shkonin në gjykatë, tek cila gjykatë, që kanë liruar 28 kriminelë brenda vitit 2019, në shkelje të ligjit", u shpreh kryeministri. 

Ora 14:02
Rama: Mandatin e tretë shëmbëlltyrë të rraskapitjes, merreni pa mua...Duhet tre herë më shumë punë e trefish më të fortë

Kryeministri Edi Rama tha se mandati i tretë nuk duhet të jetë për inerci dhe se nëse ky mandat duhet për t'u bërë "shëmbëlltyra e konsumit dhe rraskapitjes", kreu i qeverisë iu drejtua socialistëve, duke i thënë se këtë qëllim duhet ta vazhdojnë pa të. Shefi i mazhorancës tha se mandati duhet për të punuar trefish më shumë në shërbim të pritshmërive të qytetarëve.

"Ne kemi sot gjithë bashkitë e vendit, e bëjmë shumë më mirë se të tjerët atë punë, por nuk und të krahasohemi me ta se është ndryshe kur je aty dhe nuk ke fare kundërshtarë. Të gjithë të shikojnë ty, presin nga ty, nuk ke as nga kthen kokën të thuash e ka ai e ka ky. Janë të legjitimuar të presin më shumë nga ty. Ne duhet të jemi shumë të qartë. Nuk merret një mandat i tretë si inecrci e dy të parëve, nuk na duhet një mandat i tretë nëse nuk jemi në gjendje të bëhemi tre herë më të fortë, të vetëdijshëm dhe rigoroz me vetveten. Mandat të tretë për t'u bërë shëmbëlltyra e konsumit dhe rraskapitjes, shkoni kërkojeni pa mua. Mund ta merrni por do të dilni nga zyrat e shtetit, si të mallkuar. Siç ka ndodhur me të tjerë më parë. Mandat të tretë për të bërë trefishin e gjerave deri më sot, po. Për të materializuar të gjitha ato që kemi filluar të ndërtojmë, po. Për të bërë atë që tha Etilda që mos të flitet më për reformë në drejtësi, por për drejtësi, për shkatërrim të llumit përballë drejtësisë, patjetër po", tha Rama.

Ora 13:54
Rama shuplakë deputetëve të PS: Ne jemi media më e madhe në vend! 100 mijë veta në terren... përdorini mrrokllat me qytetarët

Kryeministri Edi Rama i ka hequr vërejtje të gjithë deputetëve socialisë për shkallën e ulët të komunikimit të zgjedhësit duke thënë se kjo është e papranueshme

"Organizata socialiste është aty për t'u kthyer në një qendër graviteti politik. Nuk do të ketë më nga ana që thonë se dua punë për kushëririn. Nuk mundet dot të marrin 800 mijë vota nëse do të bëjmë ndryshe disa gjëra që kemi refuzuar të bëjmë. Shkalla e ulët e komunikimit të deputetëve me komunitetin është tipologji. Është e papranueshme që ne të mos kemi komunikim intensiv. Patjetër që distanca me grupet e interesit dhe njerëzit është e papranueshme në kushtet kur jemi të rrethuar nga boshi. Çfarë shohin njerëzit sot nëpër media. Shohin lajme që një pjesë janë të pavërteta. Kush do ta mbushë këtë boshllëk nëse ata kanë një komunikim. Sot në kohën e teknologjisë është e pafalshme, pjesë e armiqësisë që ato që kanë nëpër xhepa të përdoren për çdo gjë përveçse për këtë punë. Jam i bindur që ata janë

Ne jemi media më e madhe në Shqipëri. Kemi në terren 100 mijë veta. Mediat nuk na mundim dot për të dhënë informacion. Por nëse nuk e bëjmë këtë boshi zë gjithmonë e më shumë vend. Shkalla e ulët e ndërveprmit të qeverisë me depuetët nuk duhet të jetë. Të dy bashkë duhet të ndërveprojnë me popullin. Edhe shkalla e ulët e komunikimit mes niveleve të qeverisjes. Ne kemi sot të gjithë bashkitë e vendit", tha Rama.

Ora 13:43
Tubimi i Metës më 2 Mars/ Rama: Njerëzit nuk do të ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me besëlidhësit që janë armiq të Reformës në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Kongresi i PS lidhur me tubimin anti-qeveritar të thirrur nga presidenti Ilir Meta në datë 2 mars. 

"Kthe kokën pas s’ka kundërshtar, shiko para, është bosh, vërtet dalin shajnë e bërtasin, janë si goditjet e lugëve në tenxhere bosh. Dhe në këto kushte ne duhet ta lexojmë këtë rrezik, se njerëzit e ndjejnë shumë më shumë se ne ‘boshin’. Ne përjetojmë gjithë goditjen sulmet, e akuzat. Duke qenë të rrethuar nga boshi, ndjehemi si qendra e botës. Po njerëzit nuk i shohin këto. Njerëzit po presin besëlidhjen e Lezhës në datën 2 Mars. Mendoni se njerëzit do të ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me besëlidhësit e rinj që janë armiq të Reformës në Drejtësi. Nuk i shohin njerëzit fare këto. Njerëzit shohin nga ne. Ne duhet të shohim përtejë dhe duhet të shohim shumë përtej atyre që jemi mësuar të fitojmë. Nesër do kërkohet shumë më tepër. Nuk duam të merrem fare me katandisjen e konkurrentëve. Ne duhet të kuptojmë sot se ky boshi është armik i rreziksshëm. Tani këta aleanca kundër drejtësisë së re, do bëjë besëlidhjen e dytë të Lezhës, duke ndenjur këtu, pa u lodhur të shkojë në Lezhë. Nuk i shohin njerëzit fare, njerëzit shohin nga ne. Duhet të shohim përtej atyre me të cilat jemi mësuar të fitojmë. Nesër nga ne do të kërkohet shumë më tepër. dhe s dua të merrem me katandisjen e konkurentëve. janë katandisutr si karikatura të vetes së tyre, po duhet te kuptojmë se ku ‘boshi’ është armik i rrezikshëm", u shpreh Rama.

Ora 13:40
Rama i heq vërejtje krerëve të PS në rrethe: Nuk keni vendosur bashkëkryetare gra! Të hapë krahun ai që e sheh partinë si pronë

Kryeministri Edi Rama i ka tërhequr vërejtje krerëve të organizatave të PS në rrethe se nuk kanë përmbushur kushtin për të pasur bashkëkryetare gra.

"Duhet të hapë krahun kush nuk e ka kuptuar se PS nuk është pronë e asnjë shefi sado i madh apo i vogël. Qe na krerët e organizatave deri tek shefat në Tiranë. Akoma sot në vitin 2020 ne kemi gardhe dhe mure dhe kanale për njerëzit që duan të na bashkohen. Ne kemi kryetarë organizatash, deputetë, udhëheqeës që justifikojnë gardhe dhe mure. Nuk ka që jo këtë e kemi shok të mirë që nga koha e luftës. Ju doli keq ju që e latë partinë në dorën time. Kulmi është se ne vendosim që në çdo organizat të ketë një bashkëkryetare grua dhe sot që flasim akoma nuk i kemi të gjitha kryetaret gra aty ku kemi organizatat. Po e latë këtë në dorë të grave, dpuetëtve dhe shefave nuk do bëhet kurrë. Merreni në dorë vetë. Nëse ka një mundësi reale që ne të shtojmë forcën tonë elektorale janë gratë. Burrat çfarë kanë pasur për ta bërë e kanë bërë. Nëse ka një arsye madhore për të qenë krenare për këtë PS, është fakti se jemi ndër 5 vendet e para të botës për barazinë gjinore në qeverisje. Ka shumë ideologë brenda nesh që thonë se këto gratë në qeveri i keni me profil të ulët. Unë po iu them se kjo është mënyra për të parë se për çfarë janë ministrat. Puna e grave në qeveri është një punë që garanton siguri për të gjitha punët që duhet të bëjmë si qeveri

Ministrja e drejtësisë mund t'i jetë dukur teknike por sot e patë këtu dhe do të shikoni shumë më tepër gra që mund të marrin forcë dhe dinë për çfarë luftojnë. Më e rëndësishmja është të kuptojmë se sot ne jemi bëtë rreziku më i madh në PS. Këtë unë e shoh përditë. Kush është? Kundërshtari ynë më i rrezikshëm sot është boshi opozitar që mbizotëton në politikë dhe media", tha Rama.

Ora 13:31
Negociatat/ Rama: Po të duan t'i hapin, po mos të duan mos t'i hapin...batuta me krushqit që nuk vijnë në dasmë që shkriu sallën

Negociatat kanë qenë në qendër të fjalimit të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se pavarësisht të vendimit, reformat do të vijojnë e ndërsa nuk nguroi të bëjë edhe batuta. 

"Nuk presim as mars, as maj, po të duan t'i hapin, po të duan mos t'i hapin negociatat dhe kur të kenë nge le t'i hapin. Mjaft më duke përgatitur dasmë kur krushqit nuk paraqiten, edhe pse nuk na i kanë hapur ne do të vazhdojmë që të punojmë sikur na i kanë hapur", tha Rama.

Ora 13:30
Rama: Nga 1 janari 2021 paga minimale 300 mijë lekë (të vjetra)

Nga 1 janari 2021 paga minimale 300 mijë lekë të vjetra. Një gjë e tillë u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në punimet e Kongresit.

Ora 13:28
Rama: Forcimi i pozicionit të Shqipërisë në rajon e BE-së përmes Shengenit Ballkanik

Forcimi i pozicionit të Shqipërisë në rajon e BE-së përmes Shengenit Ballkanik! Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë kongrësit të PS-së.

"Udhëheqës të Shengenit Rajonal. Përmes këtij procesi fuqizohet pozicioni ynë në rajon dhe kandidatura jonë për në BE", tha Rama.

Ora 13:24
Rama: 800 mijë vota për mandatin e tretë

I sigurt që do marrë një mandat të tretë, Rama tha se kërkon që të shndërrohet në forcë politike që ka marrë mbështetje më të madhe nga populli, prandaj kërkon 800 mijë vota.

"Mirënjohës për ata që i dhanë këtë përmasë këtij kongresi dhe ma bën punën më të lehtë se nuk është e nevojshme të zgjaten në çka u tha, mund të fokusohem në disa aspekte shumë të rëndësishme dhe të thjeshta. Duke e nisur me disa fakte të thjeshta, disa të vërteta që është mirë të mos i harrojmë asnjëherë dhe të mos i harrojë askush që militon në PS, si të vërteta që deri më sot nuk i diskuton dot askush. Një që PS-ja është më e fortë se ska qenë kurrë më parë në 30 vjet. kemi mbështetjen e një shumicë që na ka dhënë një mandat me shumicë, me numrin më të madh të votave që PS-ja ka marrë ndonjëherë. jo në raport me konkurrentët se këtë e ka bërë gjithmonë, përjashtuar 2005, por në raport me vetëveten. Prandaj detyra jonë e parë është që në zgjedhjet e ardhje jo vetëm të jemi partia e parë, se kjo është e padiskutueshme, por të kemi mbështetjen më të madhe që kemi pasur më parë. 800 mijë vota për mandatin e tretë, e lehtë të thuhet, e vështirë të bëhet, për më tepër, kur në rrugën e 8 viteve, ka nevojë për të pranuar dhe kuptuar se duhet edhe më shumë energji, ndërkohë që një pjesë është konsumuar. Me dy mandate që kemi marrë në 2013 dhe 2017, kemi bërë më shumë reforma dhe ndryshime shtetbërëse sesa në të gjitha qeveritë e këtyre 30 viteve. Detyra jonë është që ta mbyllim me një bilanc dhe program kuptim plotë reformash për mandatin e tretë. Nuk ka cënuar kurrë kombi dhe pavarësisht luftës së madhe që bëhen kundër nesh, produktet e të cilës eksportohen jashtë, sot falë nesh SHqipëria është e vlerësuar në sytë e të gjithë lidershipit Europian", tha Rama.

Ora 13:20
Rama ngjit në skenë socialistin më të 'ri': Është 100 vjeç...Çohuni dhe duartrokiteni

Në përgjigje të pyetjes së një gazetarëve për propozimet e 8 anëtarëve të PS-së, kryeministri Edi Rama iu përgjigj se nuk ka socialistë të vjetër dhe për këtë ngjiti në skenë, "më të riun" prej tyre, Ziqiriun 100-vjeç.

"Dje më bëri një pyetje gazetare, lidhur me propozimet e disa socialistëve të tjerë, unë u thashë nuk ka socialist të vjetër dhe sot para se të filloj dua të sjell provën, për ata që nuk na njohin akoma. Dua të sjell një delegat që është i ri, por është i ri dhe si socialist. Është 100 vjeç. Çohuni në këmbë dhe duartrokiteni", tha Rama.

Ora 12:03
Balluku: Kush dyshon në uraganin socialist të shikojë punët tona dhe në fund të na japë hakun

Ministrja Belinda Balluku ka prezantuar sfidat Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe projektet që qeveria ka në plan, si një përgjigje për të gjithë skeptikët.

"Synojmë çdo ditë përmes rritjes së investimeve që t'u ofrojmë ujë të pijshëm në 24 orë. Është një nga 5 strategjitë që padyshim do të realizohet. Synojmë linjë direkte me Kanadanë dhe SHBA-në. Synojmë të lidhim Kosovën me Jugun, prandaj kemi nisur punën për aeroportin ndër rajonal të Kukësit. Krijuam 'Air Albania'. Nënshkruam marrëveshjen për Roaming Ballkanit dhe duke filluar nga 1 korriku do të ketë tarifa zero. Nëse ka akoma dyshime për uraganin socialist të shohin tunelin e Llogarasë, projektet, të shikojnë autostradën Adriatike Joniane, të shikojnë se si do të ngremë atë ëndërr, le t'i shohim dhe më pas me fakte dhe prova të na japin hakun, se ne dimë të sjellim progres", tha Balluku.

Ora 11:49
'Ta harrojnë ata që janë mësuar të mbyllin kapakët e dosjeve në kurriz të vendit' Gjonaj: Reforma në Drejtësi po tkurr krimin e organizuar

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka paralajmëruar se lufta kundër krimit do të vazhdojë në kuadër të Reformës në Drejtësi, të cilën e quajti një prej sukseseve të qeverisë socialiste. Ajo tha se frytet e para të reformës në drejtësi kanë tkurrur krimin e organizuar. Gjonaj kujtoi ditën kur Rama i kërkoi  të bëhej zv. ministre. 

"Është nder dhe privilegj të jem në një pikë kycce të frontit të luftës së Reformës në Drejtësi me të keqen e rrënjosur thellë. Rruga ime për të ardhur deri këtu sot ka nisur kur nisi të diskutohej për Reformën në Drejtësi. Nuk e fsheh dot se nuk kam besuar atëherë se do të gjenden shtigjet për të çarë rrugën e kthimit. Nuk e harroj ku Rama në maj të vitit 2017 më propozoi të bëhesh zv. ministre e Drejtësisë kur më tha: E di që do më thuash jo por mos e thuaj pa e menduar. Ti je pjesë e atyre që i ke hyrë detit në këmbë për Reformën në Drejtësi. Pavarësisht të gjitha peripecive përfshirë edhe ato që krijohen brenda shpirtit dhe brenda familjes, sikur 100 herë të kthehesha mbrapsht, prapë do i bashkohesha këtij fondi. Sikur 100 herë baltë të më duhet të duroj për veten dhe familjen i them vetes se kjo luftë ia vlen dhe është për të ardhmen e këtij vendi dhe qytetarëve tanë. Nuk e thyejnë dot vullnetin e PS për ta bërë Shqipërinë europiane. Ta harrojnë se e pengojnë dot partneritetin me BE dhe SHBA për të bërë realitet çdo ligj për Reformën në Drejtësi. Reforma në Drejtësi ende nuk ka dhënë shumë fryte, por frytet e para kanë sulmuar krimin e organizuar.  Ta harrojnë ata që janë mësuar të mbyllin kapakët e dosjeve të zullumeve të tyre në kurriz të Shqipërisë e të qytetarëve shqiptare, se e thyejnë dot vullnetin e kësaj force të madhe që quhet Partia Socialiste, për ta bërë Shqipërine Evropiane duke e bërë drejtësinë të barabartë për të gjithë! Ta harrojnë ata që kërcënojnë dhe shantazhojnë ne emër të Reformës në drejtësi deri edhe aleatet tanë strategjike, se e pengojnë dot partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, ta bëjë realitet çdo ligj dhe çdo nen që Parlamenti ka miratuar për ta pastruar deri në fund të keqen në sistemin e drejtësisë shqiptare!  Te dashur miq,  Reforma në drejtësi është ende në kantier, siç e quan kryeministri shpesh procesin e ndërtimit të sistemit të ri. Ajo ende nuk ka dhënë shumë prej fryteve të saj. Por janë këto fryte të para që kanë tkurrur krimin e organizuar dhe kanë nxjerrë jashtë kontrollit gjuhën e politikës së vjetër.  Sot, falë këtij investimi të jashtëzakonshëm, vetë populli shqiptar po fillon të marrë në dorë armën ligjore si çdo shtetas tjetër europian, për mbrojtjen e lirive e të drejtave themelore të tij, rikthimin e besimit tek shteti i së drejtës, rritjen e transparencës, si dhe luftën pa kompromis kundër korrupsionit.  E gjithë kjo vepër që kemi ngritur është kontributi më i madh që do të përbëjë një vlerë në vite. Përmbyllja e procesit të institucioneve të reja të pastruara nga llumi do të bëjnë që mandati tjetër për PS do jetë koha e re për futjen në veprim të drejtësisë së re. E vetmja garanci për çdo qytetar socialist apo demokrat jemi ne, PS. Duke iu falenderuar për këtë moment të veçantë po e mbyll me një frazë të Dritëro Agollit dy ditë përpara miratimit të Reformës në Drejtësi: Kam dëgjuar se mbi 90% e popullit e do këtë reformë. Unë e besoj këtë shifër dhe kur ke popullin me vete është revolucion", u shpreh Gjonaj.

Ora 11:43
Veliaj: Dy kampuse të reja universitare në Tiranë

Në kuadër dhe të Paktit për Universitetin, kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e mirë se shumë shpejt do të fillojnë punimet për Kampusin e Ri ku do të zhvendosen studentët e Juridikut dhe të Gjuhëve të Huaja, kurse në Institut, Kampusi I ri do i shërbejë të rinjve që studiojnë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. 

“Dhe lajmi më i mirë është  për Fakultetin Juridik, për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, që do të transferohen aty, për 12 godina, për një bibliotekë të re , për një mensë dhe për disa terrene sportive. Të njëjtën gjë ne do të bëjmë dhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Një universitet I cili ka mbajtur një peshë të madhe në gjithë kuadrot e bujqësisë dhe tani që  i është kthyer vëmendja falë kësaj qeverie tek agrobiznesi, tek agroturizmi, do të kemi një kampus ku dhe tetë godinat që ishin zaptuar do të sistemohen qytetarët që për një arsye apo një tjetër kaluan vitet e tranzicionit aty falë projektit të qeverisë  sonë për rindërtimin , por edhe studentët  do të kenë një kampus ekzemplar”, tha Veliaj.

 Lidhur me banorët që kishin zaptuar këto godina, Bashkia e Tiranës u ka dhënë bonus qiraje gjer sa të sistemohen përfundimisht në një banesë të re.

“Studentët mir që vinin nga rrethet por ju jepej mistria në dorë që ta ndërtonin  vet ashtu siç u bënë në fakt me shumë prej pallateve që u dëmtuan në Tiranë prej punësh vullnetare. Kjo është arsyeja pse disa nga godinat patën dëme. Patjetër kemi bërë një rikonstruksion  total shumicën prej tyre, por themelet , kolonat janë po ato. Kjo është arsyeja pse tre godina që në fakt ishin zaptuar nga ata që ishin  munduar që ta kalëronin grevën e studentëve, ishin zaptuar nga po këta aktivistë. Ne si socialistë nuk themi ose këta, ose ata. Ne si socialistë themi edhe këta, edhe ata. Edhe ata që kishin zaptuar për 30 vite nën atë rrumpallhane të atij regjimi do të strehohen dhe janë sot me bonus qiraje dhe do të marrin apartamentet duke lëshuar hapësirat e zaptuara në qytetin student, edhe studentët do të kenë një kampus të ri universitar", tha Veliaj.

Si shembull të suksesshëm, Veliaj solli dhe mbajtjen e fjalës për kartën e studentëve, të cilët përfitojnë shërbime shumë herë më të lira jo vetëm tek institucionet publike, por edhe ato private.

Ora 11:24
Lleshaj: Treguesit e kriminalitet të gjitha në minimum! OFL dëshmi e seriozitetit në luftën kundër krimit! 3 sfidat e policisë

Një nga arritjet e listuara nga PS-ja në Kongres është policia e shtetit. Fjala e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, u parapri me një video ky bënte krahasimin e policisë para vitit 2013 dhe asaj që ata quajnë gjenerata e re. Lleshaj evidentoi se treguesit e kriminalitetit janë të gjitha në minimunim e tyre, e ndërsa nuk la pa përmendur edhe Operacionin Forca e Ligjit (OFL) si një dëshmi e gjallë se kjo qeveri do ta luftojë me rrënjë krimin.

"Kjo Shqipëri është më e sigurt. Operacionet e Policisë kanë goditur fort. OFL ka filluar të çmontojë me forcë krimin. Të gjithë treguesit e kriminalitetit janë në minimumet e tyre. 45% më pak vrasje, 21% më pak aksidente rrugore. Kemi zhbërë historinë e kanabisit në vendin tonë. Kemi arritur të pastrojmë rrugët nga murtaja e baste, që çuan shumë qytetar në zgrip të ekzistencës. 82% më shumë turistë për shkak të sigurt. Nuk mund të themi se jemi mirë, por kemi treguar se mund të shkojmë aty ku duam, do t'i thellojmë më tej sukseset. Lufta kundër krimit të organizuar ka hyrë në fazë historike, do ta zhbëjmë modelin e biznesit të ngritur mbi krim, dekurajon investimet e huaja, prandaj do të shkatërrojmë të parin, për t'i hapur rrugë të dytit. OFL një tjetër dëshmi se jemi serioz dhe të vendosur për një Shqipëri më të lirë dhe të drejtë. Ky operacion është receta unike për një Shqipëri më të mirë nga krimi", tha Lleshaj.

Ai prezantoi edhe tre sfidat e radhës së policisë së Shtetit.

"Rrugë më të sigurta, parandalim dhe goditje e fortë ndaj dhunës në familje dhe afrimi i policisë shqiptare me komunitetit. Policia e Shtetit, duhet të bëhet çdo ditë e më shumë polici i komunitetit", përfundoi ministri i Brendshëm.

Ora 10:41
Nis dita e dytë e Kongresit të PS (FOTO)
Ora 10:34
Balla liston arritjet e PS dhe flet për 'konfliktin' me Metën: Nuk e parashikonim që do bëhej si 'Enver Llapa' që u nxjerr gjuhën njerëzve në rrugë

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla në fjalimin hapës të ditës së dytë të punime ka liston arritjet që PS-ja ndër vite që nga themelimi i saj dhe tek pushteti i këtyre dy mandateve të fundit. Balla nuk ka lënë pa komentuar edhe zhvillimet më kryesore politike, mes tyre luftën isntitucionale "Presidencë- Kuvend" si dhe marrëdhënien me presidentit aktual, Ilir Meta.

"Bashkë me forcat e para të strukturave të shtetit i pari që mbërriti në Durrës ishte vetë Edi Rama e menjëherë pas pak casteve filloi misioni i kërkim shpëtimit nën rrënoja. Në emrin tuaj dua t’i shpreh mirënjohje cdo anëtari të forcave e kërkim/shpëtimit shqiptarë e të huaj, të ushtrisë, të policisë, të zjarrfikësve, të kërkim shpëtimit të minierave si dhe të mjekëve e infermierëve që kuruan mijëra plagë të mëdha e të vogla në trupat e qindra e qindra të plagosurve. Mirënjohje për solidaritetin fqinjëve e kujtdo vendi tjetër mik që na u gjendqoftë në orët e para pas tërmetit,  e qoftë për atë mbështetje të paimagjinueshme në Konferencën e Donatorëve.

Më shumë se 100 vende e organizma financiarë ofruan 1.15 Milardë Euro në dizpozicion të rindërtimit të Shqipërisë!  Ne socialistët duhet të ndihemi krenarë që i kemi dhënë vendit një kryeministër që arriti të bindë personalisht çdo lider të Europës dhe Lindjes së Mesme që jo vetem duhet ndihmuar Shqipëria, po që ata të jenë bashke në një konferencë të vetme donatorësh, në Bruksel, prej ku shqiptaret morën mesazhin e dyfishte të ndihmës masive financiare dhe të vëmendjes së madhe ndërkombëtare.

Tashmë që kemi mundësi të shohim pas me qetësi, duket ende e pamundur se si u arrit t’i jepet strehë e ushqim të ngrohtë  dhe perspektivë të qartë në kohë rekord mijëra familjeve. Duket e paimagjinueshme se si u sistemuan mijëra njerëz në hotele me kushte optimale, me kujdes të posaçëm mjekësor për të sëmurët e shërbim të dedikuar arsimor për fëmijët; Se si mijëra të tjerë u sistemuan në kohë rekord në shtëpi me qera,  Se si mijëra të tjerëve shtabi i emergjencës iu siguroi çadrat dimërore, brenda oborreve të shtëpive të tyre të pabanueshme në fshat.

 Ne i thamë cdo familje e cdo shqiptari e shqptareje të prekur nga tërmeti #TiNukDoJeshKurrëVetëm,  dhe e përballuam me dinjitet, përgjegjësi  edhe pse duhet ta themi se kurrë më parë Shqipëria nuk ishte gjendur e përballur me një situatë të tille apokaliptike.  Do t’i mbajmë mend gjatë ato ditë, si rrallë herë më parë, shqiptarët u bënë bashkë. Ato ditë ishin ditë që rrëzuan për pak momente edhe fjalët Fishtës së madh “Ma zor mblidhen dy shqyptarë, sesa mblidhet nji thes me pleshta”.  Edhe pse solidariteti i ndonjë hiene në krahun tjetër të politikës nuk zgjati gjatë. Shumë shpejt na u desh të përballemi me kujën e paskrupullt të hienave, që tentuan të ngjallin mosbesim,  zi dhe humbje shprese,  e që kulmoi ne nje shpërthim të çartur klithmash fill pas suksesit të konferencës së donatorëve. Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, njerëz të trembur deri në palcë nga reforma në drejtësi.Të gatshëm të përdorin edhe një epidemi botërore si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë. Ne, Partia Socialiste kemi sot më shumë se kurrë një mision historik. Ne kemi një kontribut konseguent qoftë kur shqiptarët na kanë besuar të qeverisim vendin tonë,  qoftë në 13 vite në opozitë  në zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Sot Shqipëria është gati të fillojë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian. Sot Shqipëria është Partner strategjik dhe aleat i besueshëm i Shteteve të Bashkura të Amerikës.  Sot Kryeministri Edi Rama drejton sot Organizatën më të madhe në botë për Sigurinë dhe bashkëpunimin, e që bën sëbashku më shumë se 57 shtete e mbi 1 miliard banorë. Hapa këto që shtatë vite më parë dukeshin shumë vite larg. Kontributi i socialistëve ka spikatur edhe në momente të vështira e delikate Që ka kaluar vendi ynë në ngjarje me ngarkesë të madhe politike si refuzimi i tentativës për uzurpimin e demokracisë nga Presidenti famëkeq me projekt-kushtetutën e vitit 1994, zgjedhjet e 26 Majit 1996, kriza e piramidave në 1997, miratimi i Kushtetutës në 1998, kontributi i pazëvendësueshëm i socialistëve në Qeveri në luftën e Kosovës përpara, gjatë dhe pas vitit 1999 beteja për transparencën e zgjedhjeve 2010-2011,

 Prej vitit 2016, kur ne zhvilluam edhe Kongresin tonë të fundit zgjedhor, Partia Socialiste ka fituar edhe dy beteja të tjera të rëndësishme elektorale. Në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 ne morëm numrin më të madh të votave, duke i dhënë Partisë Socialiste më shumë mandate se asnjëherë tjetër në Kuvendin e Shqipërisë.  Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin po ashtu një shprehje kuptimplotë e demokracisë,  sic konkludoi Raporti i Misionit Vëzhgues për Zgjedhjet, duke u garantuar e drejta kushtetuese e çdo shqiptari për të votuar. Shqiptarët votuan të qetë, duke shprehur me votë vullnetin e tyre.  Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 treguan edhe se molotovi, dhuna, zjarri dhe sulmet ndaj institucioneve ishin kryekëput të organizuara dhe drejtuara nga opozita e rrugës.Sa herë ata urdhëronin dhune, kishte molotov. Kur tërhiqeshin nga dhuna, kishte qetësi.

Shqiptaret e kundershtuan dhunën dhe molotovin. Pavaresisht kercenimeve disa mujore te Lulit, Saliut, Mones dhe Ilirit,  pjesemarrja ne zgjedhje dhe rezultatet ri-konfirmuan fitoren e padiskutueshme të Partisë Socialiste në vitin 2017. Mos-pjesëmarrja në zgjedhjet vendore lidhet me pa-aftësinë e tyre për të na konkuruar. Por dobësia e thellë e kundërshtarit  nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë.

Koalicioni me LSI-në dhe Meta president? Ka disa qe na kritikojnë sot për koalicionin me LSI gjatë mandatit të parë ose shumë na thonë tani edhe pse zgjodhëm Ilir Metën President. Këtyre kritikëve ju them se ne nuk jetuam për zgjedhjet e radhës në mandatin tonë të parë, nuk shitëm qëllimet dhe nuk bëmë kurrë Pazar për objektivat në mandatin e parë.

Ne bemë punë te mira në ate Koalicion  dhe Ilir Metes i dhamë thjesht hakun,  si pjese e koalicionit  (pasi presidentin me vetem votat tona se zgjidhnim dot)  po edhe si me i miri president nga radhet e opozites realisht.  Ne nuk mund ta parashikonim dot, askush se dinte, qe Ilir Meta do katandisej si Veri qe u nxjerr gjuhen njerezve tek udhekryqi i 21 dhjetorit!

Ora 10:34
'Aleancë e pështirë kundër reformës në drejtësi' Balla: Berisha në ballë, Meta pas shpine, Basha në krah dhe Kryemadhi në çizme!

Një nga arritjet më të mëdha që Balla ka renditur ka qenë Reforma në Drejtësi, sipas së cilit u miratua edhe pse shumë ishin kundër. "Shumë" etiketon ish- kryeministri Sali Berisha, kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

"Prej korrikut 2016 në Shqipëri rreshtimi i krahëve në politikën shqiptare nuk është vetëm në nocionet bazë e majtë - e djathtë, shumicë - pakicë apo pozitë - opozitë. Prej atij momenti në Shqipëri u krijua një aleance e pështirë kundër Reformës në Drejtësi, me Sali Berishën ne balle, Ilir Metën pas shpine,  Lulzim Bashën në krah  dhe Monika Kryemadhin në çizme! Reforma në Drejtësi ishte dhge është angazhimi ynë themelor prej kur e propozuam për herë të parë në vitin 2008  nevojën e një reforme të tillë dhe jetësimin e të cilës e filluam sapo morëm besimin e shqiptarëve", tha Balla. 

Ora 10:33
Kongresi i PS nis me 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit

Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur me një video të ngjarjeve më kryesore të muajve të fundit, ku përfshijnë protesta e Partisë Demokratike, por edhe tërmeti i 26 nëntorit. Para fjalës hapëse të sekretarit të Përgjithshëm, në pallatin e Kongreseve u mbajt 1 minutë heshtje për viktimat e tërmeti.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arku: 01/03/2020 11:55

    Po pensioni minimal sa do jete

    Përgjigju
  • sapa: 01/03/2020 09:14

    Nuk e kuptoj pse kjo injorance krahinore.Ore ka lezet te kesh shok vlonjat se te jep besen dhe jeten ne krahasim me shume te tjere dhe une qe flas jam verior.

    Përgjigju
  • astrit: 29/02/2020 23:01

    mbasi te na kesh thene se ku i gjete parate per te ndertuar supershtepine ne surrel do ti tregoj dhe une kto qindarkat e mija. plehre burre

    Përgjigju
  • emigranti: 29/02/2020 22:19

    Ti bi paret e fituara me djerse ne shqiperi me interes minimal dhe ti vjedhin se losin bixhoz punonjesit e bankes.. Paret i mbaj ku jetoj se the I investoj se I kam me Sigurta dhe interesa me te larta ne vendin qe jetoj. Hajde merri ne USA

    Përgjigju
  • Emigranti: 29/02/2020 17:11

    Emigrantet ti mbajne parate ku te duan ata. Mjaft I fute duart ne xhepat e varfra te shqiptareve. Shporru nje ore e me pare

    Përgjigju
  • tironci: 29/02/2020 14:48

    Se kishte more nexhmijen e vet edi sot eee? nuk e hapi dhe sot ate kongresin e kurvave se si burrat si grate isoj jane aty nder vedi shkedhehen, jeni bo i tufe mashtrusash e hajdutash

    Përgjigju
  • Robshi PPP: 29/02/2020 14:40

    Per rracen e ndyre mongoloturkomoniste te uroj mandat te perjetshem...shkr.. atij veni...vec do paguash kusuret e enverit

    Përgjigju
  • Emigranti: 29/02/2020 13:43

    Atention !!!! Popull Mos Mos VOTA PER PS eshte qeveri fjalesh dhe premtime BOSHE

    Përgjigju
  • Emi: 29/02/2020 13:42

    Ne jena ba skllevirt e botes e rama thon forcimin e shqipnis ne jena te funi ne rajon.

    Përgjigju
  • Populli: 29/02/2020 11:59

    Kjo OFL me sa kam degjuar nuk esht ashtu sic thuhet te gjith ketyre qe po ju dergon formularet per daklarim pasurie po ju merr para nen dore dhe me kaq mbyllet historia per kte di ca raste qe kan marr lek dhe te gjithe gangsterat kan qene te informuar me pare se tju vinte formulari per mendimin tim shqiperia do te mbetet ne dore te krimit dhe te organizatave kriminale vetem me 1 kusht po erdhen nga amerika dhe te drejtojn OFL do te jet cdo gja korrekt

    Përgjigju
    • A. N.: 29/02/2020 15:42

      Nuk i intereson amerikes krimi i brendshem. Edhe nqs vijne pas disa vitesh behen dhe ato si ne.

  • Populli: 29/02/2020 11:43

    Po ca po na gënjeni o legena, po na thua Metà më i miri i opozitës, po ai META ju tha Shqipëtarëve tufë kokëpalarësh, nga ai Meta plasi 21 janari me 4 të VDEKUR.. JU JENI MË PLEHRA SE META BASHA E SALIU, JU KA NGELUR TANI VETËM TË BËRTISNI PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHERË.

    Përgjigju
  • Vlonjati Pjella e Pjelles së Lushnjarit: 29/02/2020 10:49

    E lart më lart o shokë flamujt e kongresit përpara fitore beteja na presin!

    Përgjigju
    • Vlonjati: 29/02/2020 21:36

      Ta thashe dhe me para Foli nenes motres dhe gruas po ke se nuk eshte faji i vlonjateve kur ti iken ne pune ose jashte shtepie ato renkojne me vlonjatet Te ha qeni yt o lushnja e kallembave

    • O skuth: 29/02/2020 11:54

      Vlonjati ta shkerdhen dhe ate qe ke ne varr o mbeturin komuniste o pjell koprativash qe keni dal kopila si sali meta

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Gjendet i vdekur në burgun grek 37-vjeçari shqiptar, një i dënuar tjetër në gjendje të fikëti

Gjendet i vdekur në burgun grek 37-vjeçari shqiptar, një i dënuar tjetër në gjendje të fikëti