Gjoni: Grupi i pavarur parlamentar s'do krijojë një parti 'shpejt e shpejt' për t'u futur në zgjedhje

Grupi i pavarur parlamentar nuk do të krijojë një parti për t'u futur në zgjedhjet e 30 qershorit. Deputeti Ralf Gjoni, tha se ndryshe nga " Bindja Demokratike", nuk do të krijojë një parti "shpejt e shpejt", por ka prioritet ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai pranoi se ka pasur inkurajime nga faktorë të caktuar për të krijuar parti politike, por shtoi se ky grup deputetësh ka prioritete të tjera.

"Nuk kemi pasur një plan për të krijuar një parti politike për t'u futur në zgjedhje, synimi është ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Ka pasur inkurajime nga faktor të caktuar krijimin e një partie politike, por fokusi është ndryshimet në Kodin Zgjedhor.  I uroj fat të mbarë përfaqësuesve të çdo partie të re politike, por ne kemi prioritet jo krijimin e një partie politike shpejt e shpejt, por ndryshimin e kodin zgjedhor", tha Gjoni.

Duke u ndalur tek një nga opsionet që është paraqitur si një zgjidhje për t'i dhënë fund krizës politike, shtyrja e zgjedhjeve, Gjoni tha mund do të ishte katastrofë nëse kjo do të ndodhte. Megjithatë, ai ka theksuar se shtyrja e datës së zgjedhjes me disa muaj, të bëhet vetëm nëse i shërben sistemit zgjedhor dhe jo për shkak të "frikës" së opozitës.

"Zgjedhjet lokale janë shumë afër, unë jam shprehur edhe më para sa i përket legjitimitetit të zgjedhjeve. Nuk është një katastrofë e madhe, që zgjedhjet të shtyhen, po jo për shkak të frikës së opozitës, por nëse i shërben ndryshimit të sistemit zgjedhor,  ndoshta me disa muaj. Se detyra jonë nuk është të zhvillojmë zgjedhje sa për të thënë, por për të bërë zgjedhje ku numërohet vota e qytetarëve", tha ai. 

Sipas Gjonit, shkaktarë për krizën politike janë ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor në vitin 2008, për këtë arsye grupi i pavarur ka përgatitur një draft për reformën zgjedhore, draft i cili është tërhequr nga qeveria e PS.

"Jam mirënjohës që PS e tërhiqi draftin e fundit të saj të javës së kaluar dhe ne sot kemi qenë në bisedime me grupin demokrat dhe socialist për të hartuar një draft të pranueshëm sa i përket objektit të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Ne kemi kërkuar që objekti nga thjesht adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR të pasqyrojë një hapje të debatit mbarëkombëtar sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, sepse besojmë se baza e të këqijave janë ndryshimet e 2008. Kemi propozuar që ndryshimi i sistemit zgjedhor të futet në objekt të këtij komisioni. Kam besim se do të biem dakord për ta ndryshuar këtë objekt dhe do isha i kënaqur që amendimi që ne kemi propozuar të futet nesër në parlament për votim", njoftoi Gjoni.  

Prej kohësh tashmë faktori ndërkombëtar, veçanërisht OSBE ka kërkuar nga aktorët politike të miratojnë sa më parë reformën zgjedhore. Duke parë se opozita jashtë parlamentit nuk është paraqitur as edhe një ditë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërkombëtarët I kanë bërë thirrje mazhorancës që të miratojë reformën zgjedhore, me opozitën e re në Kuvend.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë