'Bindja Demokratike' zyrtarisht në zgjedhjet e 30 qershorit! Kush janë 6 kundërshtarët e Bashës në bord

"Bindja Demokratike" tashmë është zyrtarisht partia më e re në Shqipëri, e cila më 30 qershor 2019, do të përballet në kutitë e votimit me kandidatët e saj për kryebashkiakë.

Partia me ish-demokratë, kritikë të fortë të Lulzim Bashës, ka siguruar 4 mijë firma, të mjaftueshme për regjistrimin e saj në Gjykatë. Pas hedhjes së shortit, Gjykata e Tiranës ka caktuar gjyqtar Ervin Pollozhanin. Partia që koordinator të saj ka Astrit Patozin, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike, u regjistrua këtë të martë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në deklaratën e parë publike të kësaj partie që u krijua në një takim në mbrëmje të nismëtarëve, bëhen të ditur emrat e bordit të përkohshëm. Arbër Skënderi, Valbona Mezini, Fabion Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli, janë anëtarët e mandatuar përkohësisht, deri në zgjedhjen e forumeve drejtuese sipas statutit të partisë, që me shumë gjasa kryetar do të zgjedhë Astrit Patozin. Mes tyre është edhe Andi Përmeti, i cili një javë më parë mori mandatin e deputetit nga KQZ, si kandidat në listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës në qarkun e Korçës, pasi opozita dogji në bllok mandatet. 

Në një analizë të gjatë, ku tregon motivet se u krijua "Bindja Demokratike", Patozi është shprehur se ndryshimi i sistemit dhe çlirimi i zgjedhjeve është kauza e PBD, e ndërsa ka paraqitur tre prioritetet kryesore. "Vendosmëria për t'i dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme, së dyti zhdukja e hendekut mes të varfërve dhe të pasurve si dhe një ekonomi e qëndrueshme janë prioritetet tona", shkruan Patozi.

Patozi i njohur për divergjencat e forta me kryetarin aktual të PD-së, pritet që të mbledhë në subjektin e ri 'gardën' e vjetër që u largua nga Lulzim Basha para zgjedhjeve të qershorit të 2017, por edhe të zhgënjyerit nga lidershipi i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri.

Bindja Demokratike u regjistrua në KQZ në ditën e fundit të pranimit të partive për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Ndërkohë që sot, PD-LSI dhe 6 aleatët që kanë dalë jashtë Kuvendit, dhanë sinjalin e prerë të bojkotit, duke krijuar një koalicion zgjedhor, që në fakt synon të pengojë zgjedhjet e 30 qershorit, nëse ato do të mbahen me kryeministër Edi Ramën. Nga firmosja e marrëveshjes së koalicionit, Basha tha se me krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira, "do të ketë më zgjedhje false, qeveri false, as opozitë false".

Logoja e Partisë "Bindja Demokratike" është shumë e ngjashme me atë të Partisë Demokratike. Është thuajse i njëjti strukturim, dhe mbetet në qendër të saj bluja dhe e bardha.

1556016793_bindjademokratiekastritpatozi.jpg

Astrit Patozi, koodinator i bordit drejtues...dhe logot e ngjashme të partive, PD-së dhe BD-së

Kush janë anëtarët e bordit të përkohshëm të Bindjes Demokratike

Andi Përmeti, ish- anëtar i kryesisë së FRPD. Një javë më parë mori mandatin e deputetit, si kandidat në listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës bë qarkun e Korçës, pasi opozita dogji në bllok mandatet.

Arben Skënderi është ish-anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike. Në vitin 2018 ai është tërhequr nga gara për Këshillin Kombëtar të PD. Në një deklaratë ku njoftonte tërheqjen e tij nga gara Skënderi deklaronte se zgjedhjet në Kuvendin Kombëtar janë farsë, ndërsa akuzonte PD-në se është kthyer në hibrid të "Republikës së Re" e cila funksionon në bazë të interesave personale dhe financiare.

Valbona Mezini është ish-anëtare e kryesisë së PD, e cila ashtu si Skënderi është një nga kandidatët që është tërhequr nga gara për Këshillin Kombëtar të PD. Ajo ka qenë një zë kritik ndaj lideri demokrat Lulzim Basha duke thënë se ai është jashtë realitetit me premtimet e tij për një revolucion në media.

Edhe Fabian Topallaj është mes anëtarëve të PD të cilët u tërhoqën vitin e shkuar nga gara për Këshillin Kombëtar të PD. Ai është gjithashtu Këshilltar i PD në Bashkinë e Tiranës. Në vitin 2018 ai ka akuzuar për shpifje liderin demokrat Lulzim Basha lidhur me akuzat që ishin ngritur ndaj tij se po merr tenderë nga qeveria.

Leonard Olli - Ka qenë kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës.

Sqarim juridik mbi regjistrimin e partisë së Patozit

Sot Fabjan Topallaj regjistroi në Komisionin Qendror Zgjedhor aplikimin e "BD-së" për tu bërë pjesë e zgjedhjeve. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, raporton se, "administrata e KQZ ka 5 ditë kohë për t'i kërkuar subjektit plotësim dokumentacioni.

Ndërkohë, nëse kjo parti do të kandidojë kryebashkiakë, duhet të sjellë ne KQZ/KZAZ 1% të firmave të zgjedhësve të kësaj bashkie. Për bashkitë e mëdha numri i firmave të mjaftueshme janë 3 mijë, por në çdo rast duhet të jenë zgjedhës të asaj bashkie ku kandidohet.

Nëse "BD" kandidon ndonjë kryebashkiak apo këshilltar aktual, nuk i duhen më firma.

Njoftimi i pare publik i Bindjes Demokratike

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 24/04/2019 16:27

    Perseri Patozëria në politikë? Po ikni ore se na u bere si mikrobe, ikni! Mjaft me Patosërirat!

    Përgjigju
  • Zamir: 23/04/2019 18:50

    Ky Arben Skenderi eshte nje batakci, mashtrus, qe i ka robve lek borxh.

    Përgjigju
  • Raul: 23/04/2019 16:26

    Partickat qe u bashkuan sot me pd ne koalicionin e humbesve kane nga 20_ 200 antare, lzhk - 1 antar, Pr 1 antar, leshilikes apo leshelija 200 antare paa 120 antare e keshtu me radhe particka pa vlere

    Përgjigju
  • Shadi: 23/04/2019 12:35

    Po po shum mire se shum pak parti ka shqiprija, ba mungojn Partitë sikur me pas Inicuativa per donji Puntori apo te nghajshme Suksese por per Petti kombi yne asht i Vobeget. Sympazi ndaj Patisit por jo per party qeter.,,?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë