“Deklarata e kryeministrit Edi Rama përsa i përket ndërtimit të një stadiumi të ri kombëtar është keqkuptuar. Rama nuk ka thënë që nuk do të ndërtohet stadiumi. Stadiumi kombëtar do të ndërtohet, por nuk mund të them me saktësi se kur do të fillojnë punimet, por unë jam i bindur se do të ndërtohet.
Edhe Shqipëria do të ketë stadiumin e saj kombëtar si të gjitha vendet fqinje shumë shpejt” kjo është deklarata e drejtorit të Sportit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjoni. Drejtori i ri në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com shpall objektivat e mandatit. Puna sipas drejtorit të ri do të nisë nga ligji i ri për sportin.
“Do të fillojmë shumë shpjet konsultimet për ligjin e ri dhe besoj se brenda këtij viti do të arrijmë në konkluzione të qarta. Pikësynimi i punës sonë është decentralizimi dhe lotaria kombëtare në dispozicion të sportit. Nëse do të arrijmë që të implementojmë më sukses këto dy nga shumë objektiva, atëherë mendoj se kemi hedhur një hap të madh për rilindjen e sportit shqiptar” shprehet Gjoni. Në vazhdim të intervistës një temë e nxehtë është edhe futbolli.
Po çfarë mendon Gjoni për tre mandatet e Presidentit të Federatës, Armando Duka dhe a meriton të vazhdojnë projektin edhe për një tjetër mandat?“Për futbollin mund të flas shumë, por përsa i përket mandatit të Dukës nuk mund të them asgjë. Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë, që shpresoj të intensifikohet akoma më shumë.
Për rikandidimin nuk mund të flas, pasi kjo është dicka që është e përcaktuar në statut” thotë ai duke u ndalur më tej te dhuna në sportin më popullor në Shqipëri. ‘Për dhunën në futboll nuk e ka fajin vetëm FSHF, duhet të përfshihen shumë institucione në bashkëveprim për të minimizuar fenomenin”.
Në fund të intervistës, Gjoni u jep një përgjigje të gjithë kritikëve që mendojnë se fakti që sporti është në të njëjtën Ministri me arsimin mund ta lërë në hije. ‘Personalisht jam i kënaqur që sporti dhe arsimi janë në një Ministri, pasi shumë politika si ajo e futjes së orëve të sportit në shkolla është shumë e lehtë të realizohet” përfundon ai.
/Shqiptarja.com