TIRANË, 16 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ -Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha deklaroi sot se bujqësia do të zërë 65% të ndihmës që Bashkimi Evropian do t'i japë Shqipërisë vitin e ardhshëm.
Këto deklarata Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha i dha gjatë një vizite së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, në ambientet e fabrikës së prodhimit të vajit të ullirit "Shkalla".
Ministrja Gjosha u shpreh se bujqësia do të ketë një rëndësi të veçantë në procesin e integrimit evropian, pasi produktet shqiptare së shpejti do të çertifikohen nga Bashkimi Evropian në mënyrë që të konkurrojnë me produktet e vendeve evropiane në tregun e përbashkët evropian.
Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Klajda Gjosha dhe Ministri i Bujqesise z. Edmond Panariti, zhvilluan nje vizite ne ambientet e fabrikes se prodhimit te vajit te ullirit "Shkalla"
Ministrja e Integrimit Evropian theksoi gjithashtu se fabrika e prodhimit të vajit të ullirit "Shkalla" është një biznes mjaft i suksesshëm i administruar nga një biznesmene grua. Ky, sipas ministres Gjosha, është një lajm shumë i mirë për vendin tonë dhe ecurinë e tij drejt BE-së.
Ndërsa ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti theksoi se, biznesi i prodhimit të vajit nën emrin "Shkalla" simbolizon shkallën e ngjitjes së vendit tonë drejt integrimit evropian. Standardet dhe cilësia që plotëson vaji i ullirit i prodhuar në këtë fabrikë e bëjnë vërtetë unikal që të mbajë Vulën e Cilësisë së dhënë nga Ministria e Bujqësisë.
Sipërmarrësja Shpresa Shkalla tha se, e ka ngritur biznesin e saj mbi bazën e asistencës dhe mbështetjes financiare nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim, e cila ka arritur të realizojë modelin e një prodhimi me cikël të mbyllur, nga selektimi i lëndës së parë, përpunimi, ambalazhimi dhe tregëtimi më pas në tregun zvicerian.
Fabrika e prodhimit të vajit "Shkalla", e cila drejtohet nga sipërmarrësja Shpresa Shkalla, operon prej 20 vjetësh në treg. Kjo fabrikë ka marrë disa çmime ndërkombëtare për vajin e ullirit, dhe pak muaj më parë ka marrë Vulën e Cilësisë që garanton standarde si në BE, të produktit./m.m/
/Shqiptarja.com