Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha është shprehur Report Tv se refuzimi i emërimit të Gent Cakajt për të qenë në krye të Ministrisë së Jashtme ka qenë tërësisht i merituar.
Ajo tha se ndaj figurës së Cakajt gjithnjë ka pasur pikëpyetjet e saj që lidheshin drejtpërdrejtë për eksperiencën.
“Pikëpyetjet kanë qenë për eksperiencën e tij, mos njohjen e Shqipërisë. Diplomacia nuk do të thotë të lexosh libra, por eksperiencë”, u shpreh Gjosha.
Duke përmendur edhe besueshmërinë e kërkuar brenda institucionit të MEPJ-së, deputetja e LSI-së e cilësoi vendimin e Metës të bazuar në Kushtetutë.
“Certifikata e sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare. Në MEPJ kalojnë dokumente sekrete,në krye duhet të jetë një ministër i besueshëm”, tha ajo duke shtuar në fund se Partia Socialiste ka mjaft figura të besueshme nga ku mund të zgjidhet ministri i ri i Jashtëm.
Komente


Kjo e nheh doplomacine nga kembet perpjete
PërgjigjuKjo Gjosha u be ministre ne moshen 29 vjece.....si mund ta njihte me mire Shqiperine kjo..... Trajtim i padrejte
Përgjigju