Ministrja e Integrimit Europian,Klajda Gjosha zhvilloi paraditen e sotme një takim me Ernst Reichel, Drejtor për Evropën Juglindore,  Turqinë dhe vendet e EFTA,në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.

Gjatë takimit dy bashkëbiseduesit e vunë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit rajonal, sinjalin e qartë që dha Konferenca e Berlinit, për vëmendjen që Gjermania i kushton Ballkanit Perëndimor ,  duke i dhënë shtysën dhe mundësinë e transformimit përmes projekteve të përbashkëta.

Ministrja Gjosha,  shprehu vlerësimin dhe falënderimet në emër të qeverisë shqiptare për mbështetjen e fortë që Gjermania i dha Shqipërisë për marrjen e statusit, duke shprehur gjithashtu bindjen se kjo mbështetje nuk do të mungojë edhe në vijim.

Ministrja Gjosha e informoi,  z. Reichel në lidhje me reformat që po ndërmerr Shqipëria si dhe masat konkrete  për përmbushjen e 5 prioriteteve të lëna nga BE. z. Reichel u shpreh se Gjermania inkurajon Shqipërinë  për procesin e integrimit, duke nënvizuar forcimi i shtetit të së drejtës është thelbësor në mbarëvajtjen e këtij procesi.
Ministrja Gjosha,  u shpreh se qeveria shqiptare është e angazhuar të përfundojë me sukses reformën në drejtësi, pasi kjo reformë do të shënonte një pikë tjetër pozitive kthese, në funksion të procesit të integrimit në BE. 

“Duke e konsideruar prioritetin tonë më të rëndësishëm kombëtar, integrimi për ne mbetet mundësia më e mirë  e transformimit të  shoqërisë sonë, duke e kthyer Shqipërinë në një vend me demokraci të konsoliduar”, tha Ministrja. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)