Gjosha: Këshilli Kombëtar i Integrimit ka degraduar, show i ministrave që vijnë e ikin

Gjosha: Këshilli Kombëtar i Integrimit ka degraduar, show i ministrave që vijnë e ikin

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ka cilësuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, si një "show të ministrave që vijnë dhe ikin".

Në një reagim, pak minuta pas përfundimit të mbledhjes, Gjosha tha se kjo instancë është larguar nga qëllimi kryesor për të cilën është ngritur. Sipas saj, në mbledhjen e sotme, në vend që të jepeshin sugjerime apo mbi iniciativa konkrete të qeverisë mbi proçesin e integrimit europian, thjesht u raportua për pagat e institucionit të vettingut dhe investime në godina.

Reagimin e saj, Gjosha e mbyll duke thënë se "Këshilli është viktima e radhës së një pushteti shfarosës të çdo qelize të demokracisë".

Njoftimi i plotë

Këshilli Kombëtar i Integrimit fatkeqësisht sot është katandisur në një komision të thjeshtë parlamentar, ku ministrat vijnë raportojnë për pagat e institucionit të vettingut dhe investime në godina. Ndjehem e keqardhur që politika vazhdon të përdor edhe këtë instancë për të vazhduar më tej propagandën fasadë të një procesi integrimi që po shuhet cdo ditë e më shumë.

Dëshiroj t’i rikujtoj përfaqësuesve të Këshillit se Këshilli Kombëtar i Integrimit është një organ këshillimor, i cili jep sugjerime, opinione, alternativa mbi iniciativa konkrete të qeverisë mbi proçesin e integrimit europian. Sot do duhej të ishte dita kur anëtarët e Keshillit të kërkonin llogari mbi implementimin e stategjisë për negociatat dhe cfarë hapash ka ndërmarrë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për të zbatuar rekomandimet e tyre që nga mbledhja e kaluar!

Sot do të duhej që shoqëria civile të kishte të drejtën e fjalës para Ministrave që vijnë e ikin për shoë duke lexuar raporte që as ata vetë nuk i besojnë.Sot do të duhej që pikërisht këta përfaqësues të vinin para përgjegjësisë qeverinë për raportin që Shqipëria i ka dërguar Komisionit Europian për vitin që lamë pas. Do të duhej të sugjeronin amendimet e tyre mbi raportimin e 5 prioriteteve kyçe dhe të kërkonin llogari për raportin e posaçëm të numrit të azilkërkuesve shqiptarë!

Si ka mundësi që përfaqësuesit e drejtësisë së re paraqiten në Këshill duke zbatuar urdhërat e politikanëve, ndërkohë që politika duhet të frikësohet para njerëzve të drejtësisë?

Por ndoshta si cdo institucion tjetër në këtë vend që ka pushuar së funksionuari, edhe Këshilli Kombëtar i Integrimit ka filluar degradimin e pamerituar, duke mbyllur një herë e mirë ryrugën e një procesi historik dhe jetik për Shqipërinë, sic është ai i integrimit europian!

Këshilli sot është pa asnjë dyshim viktima e rradhës së një pushteti shfarosës të cdo qelize të demokracisë!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dory: 10/04/2019 18:27

    Ah e shkreta ti, sa vemendje qe kerkon... Je fiks per ne programet e gossip aty mund ta gjesh veten, shko atje e fol per ndarje e martesa... Se te pame sa vlen per ceshtjen e integrimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit