TIRANA - Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Klajda Gjosha niset sot për një vizitë zyrtare pune në Gjermani. Përshpejtimi i procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vullneti dhe angazhimi i qeverisë në përmbushjen e reformave të nisura dhe masat konkrete që po ndërmerren, do të jenë në fokus të takimeve të planifikuara në axhendën e Ministres Gjosha.
Me këtë vizitë, ministrja çel turin e takimeve që do të zhvillojë në javët në vijim në disa prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të rajonit.
Gjatë qëndrimit në Gjermani, Ministrja e Integrimit Evropian do të zhvillojë një takim pune me Ministrin e Shtetit z. Michael Roth. Më tej, është planifikuar një takim me z. Dr. Freiherr Freytag von Loringhoven, zv. Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet Evropiane.
Një tjetër takim do të jetë ai me Dr.Franz Neueder, zëvendës i z. Meyer-Landrut, kryekëshilltar për Çështjet Evropiane në kabinetin e Kancelares gjermane znj. Anxhela Merkel.
Redaksia online
(el.sk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com