Gjosha në Lezhë, takim me të rinjtë për integrimin në BE

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të jenë më të hapura për shtetet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria për t'i bërë pjesë të familjes evropiane. Kështu u shpreh nga Lezha ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, duke deklaruar se vendi ynë është një vlerë për BE-në.
 
Ministrja e Integrimit dhe Ambasadori Francez në Shqipëri Bernard Fitousi zhvilluan një takim me kreun e Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, si dhe me të rinjtë e këtij qyteti, për t'ju shpjeguar atyre përfitimin që mund të ketë vendi ynë si pjesë e Bashkimit Evropian.
 
Gjatë fjalës së tij ambasadori Francez u shpreh se do të jetë një mbrojtës i zjarrtë i integrimit të Shqipërinë në Bashkimin Europian, duke deklaruar se çështja shtrohet tashmë si do hyjë vendi ynë në BE-së dhe jo kur do hyjë.
 
Më pas takimi ka vijuar në formën e bashkëbisedimit, ku të rinjtë i kanë drejtuar pyetje ministres Gjosha në lidhje me anëtarësimin e vendit tonë me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship