Kandidatja e të majtëve për Pogradecin Diana Mile ka premtuar para të rinjve të Pogradecit kinema levizëse, terrene sportive dhe zyrë rinore për të rinjtë.

E shoqëruar nga Ministrja Gjosha e deputetët Fino e Xhangolli në takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë Diana Mile e vuri theksin tek edukimi, rëndësia që ka arsimimi me standard e tek krijimi i perspektivave për të rinjtë që të rikthehen në Pogradec pas studimeve për të kontribuar në qytetin e tyre.

“Pogradeci ka nevojë që ju të studioni dhe të riktheheni këtu për ta përmirësuar dhe ndryshuar qytetin tonë. Të rinjtë  duhet të jenë shembulli i gjithëpërfshirjes”, - theksoi znj. Mile.

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha nënvizoi se të rinjtë që votojnë për herë të parë, kanë një arsye shumë të fortë se përse nuk duhet të mungojnë në qendrat e votimit në 21 qershor.

“Përveçse është hera juaj e parë që keni rol në vendimmarrje, unë besoj se ju keni edhe një arsye tjetër për të votuar. Në këshillat bashkiak, 30% e kandidatëve janë të rinj. Prandaj, ju votoni për miqtë tuaj, në mënyrë që bashkë me ta të merrni vendimet për të ndryshuar Pogradecin”, - u shpreh znj. Gjosha.

Deputeti i Partisë Socialiste, z. Bashkim Fino, u shpreh se kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, znj. Diana Mile përfaqëson para së gjithash të rinjtë, ka vizionin e duhur, ndaj dhe vota për të është votë për të ardhmen.  
mile
 Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)