Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha ndodhet në Londër për një vizitë zyrtare, ndërsa zhvilloi një takim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane të Britanisë së Madhe Alan Duncan.
Bashkëbiseduesit, vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm në shumë fusha veçanërisht atë ekonomike.
Ministrja Gjosha u shpreh se Shqipëria ndjek me interes zhvillimet në Britani veçanërisht pas BREXIT, dhe e ka mirëpritur konfirmimin për bashkëpunim të ngushte BE-Britani në çështjet me interes të përbashkët.
Bashkëbiseduesit diskutuan në lidhje me reformën në drejtësi, ku ministri Duncan vlerësoi miratimin e konsensual të kësaj reforme duke e u shprehur se zbatimi i saj do të ndikojë në progresin e mëtejshëm të Shqipërisë nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës.
"Qeveria britanike ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur me ekspertizë në zbatimin e kësaj reforme" tha ajo.
Ministrja Gjosha, theksoi se Shqipëria e sheh procesin e integrimit në Bashkimin Europian, si një proces transformues për të ardhmen e vendit dhe është e vendosur të plotësojë të gjitha kushtet të cilat do të rrisin standardet e jetës së qytetarëve.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com