Gjosha për integrimin e vendit në BE
Ëndrra e dikurshme, realitet i afërt 

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha është takuar sot në Itali me përfaqësues të lartë në kuadër të linçimit të programit të bashkëpunimit territorial adriatiko-jonian 2014-2020.
 
Ministrja Gjosha takoi Sekretarin e Shtetit për Çështje Europiane të Italisë, z. Sandro Gozi, ku shprehu falenderimet në emër të qeverisë shqiptare, për mbështetjen e madhe që Italia ka dhënë për procesin e integrimit të Shqipërisë.
 
Gozi, u shpreh se Italia është një vend mik i Shqipërisë dhe do të vijojë të jetë një mbështetëse e fortë e përpjekjeve që vendi po bën për tu afruar me BE-në, deri në anëtarësimin e plotë të tij. Ai vlerësoi progresin që ka bërë Shqipëria me reformat e ndërmarra deri tani në funksion të procesit të integrimit.
 
Në vijim Ministrja Gjosha, zhvilloi një takim me Ministrin e Koordinimit rajonal për politikat zhvilluese, z. Patrizio Bianchi, i cili u shpreh i gatshëm për të ofruar bashkëpunim në të gjitha fushat me interes, duke nënvizuar se Shqipëria dhe Italia kanë një lidhje të veçantë që forcohet gjithnjë e më shumë mes popujve.



RedaksiaOnline
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës