TIRANË - Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha ka pritur të një ditë më parë Komisionerin për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Nils Muižnieks. Gjatë takimit, dy bashkëbiseduesit diskutuan për çështje të rëndësishme, si mbrojtja e të drejtave të njeriut, mbrojtja e grave nga dhuna, problematika e sistemit gjyqësor, çështja e komunitetit Rom si dhe mbrojtja e personave me aftësi të kufizuar.
Gjatë fjalës së tij, Muižnieks e vuri theksin tek rëndësia që kanë rekomandimet dhe ndihma e dhënë nga Këshilli i Europës për Shqipërinë dhe për reformën në sistemin e drejtësisë në veçanti.
Nga ana e saj Ministrja e Integrimit Europian garantoi Komisionerin për të Drejtat e Njeriut në KiE se institucioni që ajo drejton do të punojë me përkushtim në arritjen e standarteve të kërkuara nga institucionet europiane.
Gjosha siguroi bashkëbiseduesin se mbrojtja e të drejtave të individit do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e strategjisë së qeverisë së re, për marrjen sa më parë të statusit të vendit kandidat.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com