/ATSH-Gjergji Mima/ -Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim, Graham Styles, Drejtor i Departamentit për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin, në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, për seksionin (Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni).
Styles shoqërohej nga ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Cannon. Bashkëbiseduesit u fokusuan kryesisht tek puna e bërë për përmbushjen e 5 prioriteteve, reforma në drejtësi dhe perspektiva e hapjes së negociatave të Shqipërisë, me Bashkimin Europian.
Ministrja Gjosha shprehu falenderimet në emër të qeverisë shqiptare, për mbështetjen që Britania e Madhe i dha Shqipërisë, për marrjen e statusit të vendit kandidat, duke theksuar se mbarëvajtja e procesit të integrimit është një prioritet kombëtar, jo vetëm i qeverisë por i gjithë shoqërisë shqiptare.
"Jemi të angazhuar maksimalisht për reformën në drejtësi, e cila është e domosdoshme për të kaluar në fazën e radhës që është hapja e negociatave. Nuk kanë ndalur për asnjë moment përpjekjet për të finalizuar këtë reformë, por ne jemi të bindur se implementimi i saj do të ishte shumë me efektiv, përmes kapitujve 23 dhe 24, me të cilët ne dëshirojmë të hapim negociatat. Në këtë mënyrë për të gjithë vendet anëtare do të mundësohej monitorimi më i plotë dhe konkret i gjithë progresit që ka bërë Shqipëria", tha ministrja.
Styles vlerësoi përpjekjet dhe punën që po bën Shqipëria për të ecur përpara me procesin e integrimit, duke ritheksuar mbështetjen e Britanisë së Madhe për këtë proces.
"Ne vlerësojmë progresin e bërë deri tani dhe besojmë se jeni në rrugën e duhur. Sigurisht që rezultatet konkrete të reformës në drejtësi janë të rëndësishme për vijimësinë e procesit, për të cilin Britania e Madhe është e gatshme të japë mbështetjen e saj", tha Styles
/Shqiptarja.com