Ad.Pe.
Cilët ishin mbartësit kryesorë të lëvizjes nacionale në Shqipëri gjatë Rilindjes?
Më 1878, feudalët shqiptarë, përpara rrezikut të shpartallimit të Shqipërisë nga fqinjët, d.m.th., të humbjes së tokave të tyre, përpara rrezikut të formimit të një Bullgaria të lirë e cila të zbriste gjer në Egje, gjë që bënte që feudalët tanë të humbnin çifligjet e tyre të Maqedonisë, përpara rrezikut të marrjes së Thesalisë dhe të Epirit nga grekët, gjë që i bënte feudalët shqiptarë të humbin çifligjet e tyre të Thesalisë dhe të Epirit – u bashkuan, u morën vesh, që të mbronin integritetin e Shqipërisë kundër copëtimit që donte të inauguronte Kongresi i Berlinit, duke futur në këtë Shqipëri edhe tokat jo shqiptare të Maqedonisë së Egjeut dhe të Thesalisë.