Prokuroria e Tiranës ka nisur sot proçedim penal për 2 studentë Anita Lushi e Bora Mema të cilët në 2 nëntor qëlluan me vezë në drejtim të Kryeministrit Rama në shenjë proteste ndaj ligjit të Arsimit të Lartë.

Vetë studentët kanë bërë njoftimin për këtë proçedim ndërsa kanë njoftuar se nuk i tremben këtyre akuzave e se do të çojnë deri në fund nismat e tyre.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)