Gjuetari i thesareve: Ua tregoj
ku gjendet varri i Bin Laden

Gjuetari i thesareve: Ua tregoj<br />ku gjendet varri i Bin Laden
SHBA - Amerikani Bill Warren një gjuetar thesaresh pretendon se ka lokalizuar vendin se ku është varrosur Bin Laden, në thellësitë e detit Arabik, 320 km në perëndim të qytetit Indian Surat. Warren shpreson të nisë misionin e tij të kërkimeve më 1 qershor por për këtë kërkon një fond prej 200 mijë dollarë.
“Kam lokalizuar se ku kanë hedhur trupin e Bin Laden” citohet ti ketë thënë Bill Warren për për gazetën spanjolle El Mondo.
“Unë jam i vetmi që kam këtë informacion”- thotë më tej Warren duke shtuar se e fotot e fundit të publikuara nga marina ushtarake amerikane e kanë ndihmuar për të identifikuar se ku mund të jetë hedhur trupi i Bin Laden pas vrasjes, një vit më parë.

Warren pranon se kërkimet mund të zgjasin një javë ose tre muaj por se frika e tij më e madhe është se mund të vritet nga ose të mbytet nga Pentagoni.
B in Laden u vra gjatë një operacioni blitz të forcave special në Abotabad të Pakistanit më 2 maj të 2011. Më pas mendohet se trupi I tij i paketuar në një cantë është hedhur nga bordi i nje lufteanijeje amerikane dhe është varrosur në detin Arabik.

(sg/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

'Im atë erdhi 4 vjeç në Shqipëri', Alket Veliu: Jam rritur me tregimet e tij, më ka motivuar për çështjen çame

'Im atë erdhi 4 vjeç në Shqipëri', Alket Veliu: Jam rritur me tregimet e tij, më ka motivuar për çështjen çame