VLORE - Gjuetia e paligjshme vijon të prodhojë efekte shkatërruese për florën dhe faunën në vendin tonë, pavarësisht moratoriumit. Rasti më i fundit i dhimbshëm është vrasja e një Pelikani Kaçurrel, shpend i rrallë dhe autokton në vendin tonë, në Lagunën e Nartës, në Vlorë, i cili është gjetur ditën e sotme nga peshkatarët.
Report Tv ka siguruar edhe pamje nga masakra e radhës e gjuetarëve të papërgjegjshëm të cilët në rastin konkret janë shndërruar në vrasës, duke mos kursyer edhe një prej shpendëve kryesorë të Lagunës i cili konsiderohet gjithashtu edhe si një nga më të rrallët në të gjithë mesdheun që preferon të rritet dhe të banojë në Lagunën e Karavastasë në Divjakë dhe atë të Nartës.
Këto pamje që i transmeton sot Report Tv, duhet të shërbejnë edhe si një kambanë alarmi për të vënë në lëvizje institucionet me qëllim mbrojtjen e banorit të veçantë të lagunës i cili i ka kthyer zonat ku banon në atraksion turistike nga mjaft vizitorë vendas dhe të huaj.
-
uuuuuuuuuu njerez te pa shpirt
Përgjigju -
Po ska shtet prandaj ndodhin kto ne Shqiperi ne te gjith ballkanin ka cdo lloj kafshe ne Shqiperi kan ngelur kafsh gjuetaret,gioba te larta dhe burg 5 vjet e lart
Përgjigju -
E gjettë tek fëmijët e tij! Popull egërsirë neandërtal!
Përgjigju -
pse jemi kaq popull legen e pse?
Përgjigju -
Ju thafshin duart plehrës që e ka vrarë!
Përgjigju











Komente
Komento