Gjuetia e rosave dëmton Lagunën e Nartës! Vorpsi: Po largohen shpendët e egër, përfshirë flamingot! Përgjegjëse Agjencia e Zonave të Mbrojtura

Shpendët e egër ujor në lagunën e Nartës janë rralluar për shkak të gjuetisë së paligjshme. Gjatë muajit gusht, pati një situatë të paprecendentë denoncuar edhe në Report tv, ku çdo natë gjuanin me saçme në lagunë. Pasojat shihen tani, kur ka rënë numri i shpendeve.

“Është qëlluar natën është qëlluar shumë, si në zonat ku lejohet sin ë ato që nuk lejohet. Ka një shqetësim tek shpendët e egër, ka një stresim sepse ka pasur vazhdueshmëri prej disa ditësh nuk është ndaluar as nga autoritetet! Shpendët e kanë ndjerë rrezikun dhe janë larguar. Tani është koha e shtegtimit ndaj edhe gjahtarët i afrohen këtyre zonave me qëllim për të vrarë rosat e egra, por vrasin dhe shpend të tjerë”, shprehet ambientalisti Joni Vorpsi.

Vorpsi i bën thirrje Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe Policisë së Shtetit ta ndalojnë kategorikisht gjuetinë në zonë të mbrojtur, siç është Narta.

“Ky aktivitet nuk duhet të konsiderohet fare brenda zonave të mbrojtura. Ajo që u pa ishte direkt pas gjuetisë së paligjshme për një javë. Ka qenë stres i shtuar edhe për flamingot”, tha më tej.

Gjuetia e shpendëve nuk është sport në Vlorë por biznes. Gjahtarët e paligjshëm i shesin rosat e egra në restorantet e qytetit bregdetar.  

“Qëllohet për tu furnizuar restorantet me mish të egër. Kemi presion të vazhdushëm që mund të shkojë drejt braktisjes së shpendëve nga laguna”, u shpreh Vorpsi.

 

Sipas ambientalistit negativisht kanë ndikuar dhe punimet për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës.

“Sidomos për çiftet folezuese ka pasur një rënie drastike. Psh. Dallëndyshja e detit shohim ulje drastike, ka rënë me 70 për qind”, shton ai.

Sipas Censit të kryer në Janar të 2024-ës, Narta popullohet nga 11 mijë shpendë, mes tyre flamingot, pelikani kaçurrel, dallëndyshja e detit, etj. Pjesë kyçe e korridorit të shtegtimit të Adriatikut Lindor, Peizazhi i mbrojtur Vjosë – Nartë është një nga ekosistemet më të rëndësishme ne vend.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve