Gjuha Shqipe, krahas gjuhëve të
tjera të huaja në shkollat Angleze

Gjuha Shqipe, krahas gjuhëve të<br />tjera të huaja në shkollat Angleze
Gjuha shqipe së shpejti pritet të hyjë në shkollat 9-vjeçare Angleze krahas ç’do gjuhë tjetër të huaj. Kjo është nisma më e fundit e shoqatës më të madhe në Britaninë e bashkuar ‘Shpresa Program’. Drejtoresha ekzekutive e shoqatës Luljeta Nuzi sqaron për ‘Shqiptarja.com’ se çfarë pritet të ndodhë me finalizimin nismës. Sipas Nuzit, gjuha shqipe do të jetë me një program të unifikuar, ajo do të jepet si lëndë mësimore në shkollat angleze, do të njihet kualifikimi i këtyre nxënësve në gjuhën shqipe si dhe barazim i saj me çdo kualifikim në gjuhë të tjera të huaja si frengjisht, italisht etj. Nxënësit shqiptarë do ta mësojnë gjuhën e tyre falas ndërkohë një mundësi e tillë do ju jepet edhe të gjithë atyre nxënësve të huaj që duan të mësojnë shqip.

Ideja për futjen e gjuhës shqipe si provim i detyruar për fëmijët shqiptarë në shkollat 9-vjeçare angleze lindi 6 vite më parë nga të rinjtë e shoqatës që kontribuojnë për realizimin e projekteve. Gjatë këtyre viteve këta të rinj kanë negociuar me shkolla, politikanë, bordet përgjegjëse për përgatitjen e lëndëve dhe miratimin e provimeve si dhe me universitete të ndryshme në vend. Sipas znj. Nuzi, në ‘100 Vjetorin e Pavarësisë’ së Shqipërisë shtet, e gjithë puna disa vjeçare e të rinjve mori jetë, pasi instituti i kembrixhit i cili njeh pranimin e gjuhës sonë në shkolla dhe OCR që jep qualifikimet për të gjithë nxënësit e të gjitha niveleve në UK, kanë kërkuar si kushte, sigurimin e £100 mijë paund fond paraprak, të jetë e sigurt që cdo vit do të ketë 300 studentë që ta japin provimin e gjuhës shqipe si dhe të ketë një numër të kosiderueshëm shkollash që e pranojnë këtë si lëndë mësimore.

Mbledhja e fondeve ka nisur që në nëntor të vitit të kaluar duke arritur një shumë prej 15mijë paund, shumë e cila është mbledhur nëpërmjet iniciativave të tilla si, dhënia e koncerteve të ndryshme nga të rinjë e shoqatës, donacione nga firma të mëdha shqiptare dhe pronarë restorantesh në Londër. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, në kryeqytetin Anglez u organizua një gjysmë maratonë me qëllim sensibilizimin e mëtejshëm të komunitetit shqiptar, qeverinë shqiptare dhe atë të Kosovës për mbështetje të nismës.

Mes qindra pjesmarrësve në maratonë ishin edhe vrapues nga UKAP (Network of Albanian Professionals), grup profesionistësh shqiptarë në UK. Sipas Flutura Shega Bara nga ‘Shpresa Program’, kontribuimi i UKAP-it është bërë dhe vazhdon të bëhet edhe privatisht për mbledhjen e fondit të mjaftueshëm prej 100 mijë paund. Ajo që të gjithë prindërit shqiptarë në Angli presin nga kjo nismë, është mbledhja e fondit të kërkuar. Që nga ai moment do të duhen edhe 2 vite kohë pritjeje që të zhvillohen kurrikulumet, të dizenjohen provimet dhe të ndërtohet e gjithë struktura e duhur për gjuhën shipe. Në të gjithë Britaninë e madhe jetojnë afërsisht 100 mijë shqiptarë, prej të cilëve më shumë se 70% jetojnë në Londër.

Shkrimi u publikua sot (06.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?