Këngëtarja Anxhela Peristeri që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” ka publikuar videoklipin zyrtar të këngës “Karma”.
Peristeri shfaqet e veshur me dy fustane të ndryshme, një të kuq dhe një të bardhë.
“Kamra” është një baladë e qetë në gjuhën shqipe, e cila nxjerr në pah potencën vokale të Anxhela Peristerit, megjithatë nuk kanë munguar edhe “shpërthimet” kryesisht në fund të këngës.
Festa më e madhe muzikore në Evropë “Eurovisioni” do të mbahet nga 18 deri më 22 maj në Holandë.