Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç deklaroi se Mali i Zi do të marrë ftesën për anëtarësimin në NATO gjatë vitit të ardhshëm. Ai është i bindur se samiti i NATO-s në Uells është i fundit ku Mali i Zi merr pjesë si vend kandidat për anëtarësim. "Të gjitha vlerësimet që dëgjova tregojnë se NATO-ja vlerëson progresin e bërë në vendin tonë dhe se Mali i Zi gjatë vitit 2015 do të marrë ftesën për anëtarësim", theksoi Gjukanoviç, i cili me ftesë së sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Anders Fogh Rasmussen merr pjesë në samitin e 26-të të NATO-s në Uells. Gjukanoviç theksoi se Mali i Zi paralelisht me anëtarësimin në NATO forcon edhe procesin për integrimin evropian./ATSH/