Gjumi i mirë varet nga stili
juaj i jetesës, ja si ta rifitoni

Gjumi i mirë varet nga stili<br />juaj i jetesës, ja si ta rifitoni
Kur ndiheni të lodhur, ju keni kapacitet zero për të menaxhuar stresin.
Gjumi është i rëndësishëm për qëndrueshmëri fizike e psikologjike, shëndetin, përqëndrimin mendor dhe ekuilibrat emocionalë. Thjesht mendoni se sa e vështirë është të qëndroni të qetë pas një nate pa gjumë, kur çdo gjë të duket më e vështirë se sa është në realitet.  Vetëm gjumi e shtyn trupin të bashkëpunojë me çfarëdo që ju del përpara.
 
Ja disa veprime që duhet të ndërmerrni për një gjumë më të mirë:
 
Spostoni zakonet tuaja të mëngjesit
 

Është e rëndësishme ta ktheni gjumin cilësor në një prioritet, që do të thotë të flini më mirë dhe më gjatë. Bëjeni këtë dhe çdo gjë në jetën tuaj do të rrjedhë pa probleme.
 
Zakonet  tuaja, stili i jetesës, ndikojnë shumë në atë se sa mirë flini.

Ndaj do të ishte mirë të bëni disa ndryshime, përshembull të përmirësoni gjumin tuaj përmes këtyre udhëzimeve:
 
Vendosni orare të rregullta gjumi
 
Duket e thjeshtë por nuk është edhe aq sepse rutina ju përfshin duke komanduar trupin tuaj se kur duhet të bini në gjum dhe kur do të zgjoheni. Të shkosh në krevat dhe të zgjohesh në të njëjtën orë, çdo ditë, do ta mbajë orën tuaj biologjike të qëndrueshme. Bëjini vetes një nder duke e ngulitur në mendje se çdo gjë që po bëni, mund të presë deri nesër.
 
Përdorni një gjysmë ore për tu përgatitur për fjetje
 
Është thelbësore të lejoni trupin tuaj të zbrazë gjithë ngarkesën e ditës, përpara se koka juaj të prekë jastikun. Mos u shqetësoni kur pagjumësia ju mbërthen, ndonëse ju doni gjumë.  Konsideroni si të nevojshme një banjë të nxehtë për të relaksuar muskujt ose dëgjoni muzikë të lehtë. Bëni çdo gjë që ju relakson e largon prej ditës që kaloi.
 
Ndaloni së bëri gabime thelbësore mbi gjumin
 
45 përqind e Amerikanëve thonë se ata vuajnë nga mungesa e gjumit ose gjumi i keq, sipas Fondacionit Kombëtar për Gjumin. Mos harroni që  gjumi është baza e menaxhimit të stresit dhe balancës emocionale, por në padijeni ju bëni zgjedhje që sabotojnë gjumin tuaj.
Ju nuk duhet të ushtroheni para kohës së gjumit. Çdo stërvitje  që e bën zemrën tuaj të shtojë ritmin, duhet shmangur gjatë mbrëmjes.
Në vend të kësaj provoni në mbrëmje të bëni joga.
 
Ridimensiononi mendimet tuaja 

Mendoni se njerëzit e suksesshëm nuk kanë nevojë për shumë gjumë ose që gjumi nuk është një burim i rëndësishëm? E gabuar! Sepse këto mendime ulin vigjilencën tuaj ndaj gjithçkaje.
 
Kujtojini vetes se gjumi ju ndihmon të rimblidhni energjitë, kështu që ju do të jeni të aftë të bëni të gjitha gjërat e nevojshme për arritje e sukses.
gjumi

Redaksia Online
(Alt.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë