Gjumi i pamjaftueshëm sjell
probleme në shëndet

Gjumi i pamjaftueshëm sjell<br />probleme në shëndet<br>
Duke filluar nga harresa, shtimi i peshës, një performancë e dobët në punë mungesa e gjumit vjen me një numër efektesh anësore të dëmshme. Në të gjithë botën vitet e fundit është rritur shumë numri i personave që nuk flenë mjaftueshëm. Gjatë vitit 2016, një e treta e të rriturve amerikanë nuk po merrnin një sasi të mjaftueshme gjumi.

Gjumi i pamjaftueshëm gjithashtu mund të shkaktojë një varg çështjesh, përfshirë këtu rritjen e rrezikut për sëmundje të ndryshme, dëmtimin e të mësuarit, rritjen e ankthi, uljen e performancës në punë dhe shumë e shumë të tjera.

Dëmton ecurinë tuaj në punë

Qëndrueshmëria është e rëndësishme kur vjen puna te gjumi. Në krye të një performancë të ulët në punë ka rezultuar mungesa e gjumit. Gjithmonë është e rëndësishme që përpara një ditë të madhe të keni fjetur mjaftueshëm e të keni bërë një gjumë të rehatshëm pasi mungesa e tij ndikon drejt për së drejti performancën.

Ju bën të harroni gjëra

Nuk është çudi që mungesa e gjumit t’ju bëjë të harroni gjëra. Megjithatë efekti i saj mund të jetë më serioz nga sa mendoni. Një studim i kryer nga studiuesit e Universitettit të Miçiganit zbuloi më tej ndikimin që privimi i gjumit ka në një zonë të trurit të quajtur hippocampus. Ky rajon është përgjegjës për formimin afatgjatë të kujtesës, kështu që kur një person nuk po fle sa duhet funksionet e tij preken drejtpërdrejtë dhe njerëzit kujtojnë pak.

Rrit shanset që t’ju zërë gripi

Gjumi i pamjaftueshëm ka një ndikim të madh në sistemin imunitar të një personi si dhe aftësinë e tij për të luftuar viruset. Në fakt një studim zbuloi se njerëzit që flenë gjashtë orë ose më pak çdo natë janë katër herë më shumë gjasa të marrin të ftohtë ose t’i zërë gripi.

Ju bën më pak social

Nëse mungon spektri i gjumit, jeta juaj shoqërore mund të jetë duke vuajtur. Një studim i kohëve të fundit iu kërkoi njerëzve që të vlerësonin fotot e 25 pjesëmarrësve që morën një gjumë normal dhe më pas dy ditë gjumë të pamjaftueshëm. Si rezultat personat që kishin fjetur gjumë të pamjaftueshëm ngjanin më pak tërheqës si pasojë dhe më pak social.

Ndikon negativisht emocionet tuaja

Emocionet tuaja janë të lidhura drejtpërsëdrejti me gjumin. Nëse ju jeni ngopur me gjumë do të ndiheni të çlodhur e si pasojë do të ndiheni mirë emocionalisht në rast se nuk keni fjetur mjaftueshëm jo vetëm që do të ndiheni të lodhur por do të jeni të mbushur me ndjenja negative. Pagjumësia krijon një gjendje të tillë në tru dhe pavarësisht momenteve të bukura ju nuk do mund t’i shijoni ato siç duhet.

Ju dëmton lëkurën

Ndërsa studimet e shumta që janë kryer në lidhje me efektet e pagjumësisë ka rezultuar se mos marrja e orëve të duhura të gjumit përshpejton daljen e rrudhave në fytyrën e një personi. Relaksi dhe gjumi i mjaftueshëm ndihmojnë në një pamje më të freskët dhe parandalon daljen e rrudhave në një kohë të hershme.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Rama mbledh sot deputetët e ministrat në Kryesinë e Kuvendit! Prezantohet nisma e re kombëtare për 'Shqipërinë 2030'

Rama mbledh sot deputetët e ministrat në Kryesinë e Kuvendit! Prezantohet nisma e re kombëtare për 'Shqipërinë 2030'