Gjuriç: Ligji kushtetues
pas negociatave me Prishtinën

BEOGRAD- Marko Gjuriç, këshilltar i presidentit të Serbisë dhe nënkryetar i pjesës serbe të Këshillit për përgatitjen e Marrëveshjes së Brukselit me Kosovën thotë se me Kushtetutën e Serbisë parashihet që për rregullimin e çështjeve të statusit të Kosovës, të miratohet një ligj i veçant kushtetues.

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas” Gjuriç thekson se  është e logjikshme që të zhvillohen negociata politike, të cilat do të krijojnë parakushte për miratimin e një ligji të tillë, i cili do t’i reflektonte marrëveshjet e arritura.

Sipas tij, për këtë ligj do të diskutohej në qeveri dhe kuvend, e nëse ka nevojë edhe në të gjitha institucionet e tjera shtetërore.

Komente ai i bëri i pyetur se a do të ishte situata politikisht më e qartë nëse Gjykata Kushtetuese e Serbisë do ta vlerësonte kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Brukselit, para zgjedhjeve lokale në Kosovë, informon europaelirë.

Gazeta shkruan se Gjuriç konsideron se me këtë përgjigje “ai ka shpjeguar se për çfarë arsye pushteti së pari nuk e ka ndryshuar Kushtetutën, por ka shkuar në negociata në Bruksel, kur edhe vetë presidenti i Serbisë ka pranuar se platforma për Kosovën është jokushtetuese”.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, I konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, I konvertohet në shërbim prove