Dy kryetarët e partive të vogla jopozitare Nard Ndoka dhe Kujtim Gjuzi, aleatë tashmë të deklaruar me Sali Berisha, janë të mendimit se Lulzim Basha dhe Enkelejd Aliebaj po pengojnë bashkimin e Partisë Demokratike. Kështu deklaruan të ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, aleatët e rinj tashmë të Berishës për zgjedhjet vendore në 2023.

‘Të dy palët janë të interesuar që të kenë bashkim. Po punojnë edhe Berisha edhe Alibeaj. Nëse kjo thirrje është e sinqertë nga ana e Alibeajt do të dalin shumë shpejt. Sot grupi Ali-Basha kanë një mbështetje minore. Unë nuk kam pikën e konsideratës për Lulzim Bashën dhe grupin tjetër.  Alibeaj është peng i Bashës. Këto janë së bashku. Nuk po i fyej, por politikisht është një dyshe që po e pengojnë procesin brenda PD-së. Berisha është treguar tolerant.’- u shpreh Nard Ndoka kryetar i Partisë Demokristiane.

Të pyetur nga gazetari, Arbër Hitaj, se si mund të rrëzohet Edi Rama, Nard Ndoka u shpreh se fuqia e votës dhe zgjedhjet e ardhshme do të jenë vendimtare.

‘Nuk është e lehtë për ta rrëzuar Ramën. Ka bërë shumë para nëse e krahasojmë me Enverin. Ku ka arrit me bo atë që nuk e bëri Enver Hoxha për disa vite. Ky ka kapur Kuvendin. Parlamenti kapet, kur kap liderin e opozitës.  Unë besoj se do të marrim shumicën e bashkive. Ne duhet të japim garanci që vota mos të grabitet. Sot ballafaqimi politik janë zgjedhjet lokale.’- u shpreh Nard Ndoka.

Ndërsa Kujtim Gjuzi, u shpreh se Rama është i rrëzuar pasi vota është grabitur.

‘Edi Rama është i rrëzuar, të gjithë thonë se vota është grabitur. Do ta rrëzojmë më protesta të mëdha. Opozita e 7 korrikut e merr Ramën para. Nëse Rama është kryeministër ne fitojmë 26-27 bashki.’- u shpreh Gjuzi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:18
Figurë me peshë në PD! Ja kë sheh Gjuzi si kandidate potenciale për bashkinë e Tiranës

1650367118_kujtimgjuzi.jpg

Kujtim Gjuzi ka edhe disa emra potencialë që ai sheh si kandidatë për bashkinë e Tiranës. I ftuar në Report Tv ai tha se: ‘Grida Duma do jetë një kandidate potenciale për bashkinë e Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti, edhe Belind Këlliçi është lojtar i fortë.’