Gjuzi në Report Tv: Ramën e kap alergjia, mora termometrin! Në Kuvend zyrtarët këmbët mbi tavolinë dhe lojëra fati

Deputeti i partisë Konservatore Kujtim Gjuzi ishte i ftuar në emisionin "45 Minuta" të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv për të folur për replikat sot me kryeministrin Rama, zgjedhjet, planin e tij në politikë dhe cështje të tjera. Gjuzi u shpreh se në politikën shqiptare janë ngritur shumë temperaturat në muajt e fundit, ndërsa me ironi shtoi se sot në Kuvend mori një termometër me vete duke menduar se kryeministri ishte pa qejf nisur nga mungesa prej tre javësh. Më pas ai kritikoi punën e zyrtarëve të Kuvendit të Shqipërisë.

"Kryeministri është me zero punë, sot u shfaq pas tre javë mungesë, mendova se është pa qejf, thonë se e kap alergjia tani dhe në shtator thonë mjekët, i kemi parë edhe kartelën. Unë i thashë që ke kujdes kryeministër, i tregova se një zarf i ardhur nga Kuvendi, nuk ka rregull, disiplinë, ka edhe mbajtje të këmbëve mbi tavolinë në zyrat e Kuvendit. Njerëz, zyrtarë të lartë në Kuvend mbajnë këmbët mbi tavolinë përballë një drejtoreje.

Nuk desha të shqetësoj kryetarin e Kuvendit, por atij (zyrtarit) me një shikim i lashë që të kuptonte se dicka do të ndryshonte. Ka edhe disa lojëra fati që luhen brenda Kuvendit. Më erdhi zarfi sot, Kujtim Gjuzi, jo, jo, Kujtim Gjuzi jam këtu dhe në kafe, atje jam deputet Kujtim Gjuzi, por nuk mund të funksionojmë në variantin tallava dhe rrisin temperaturat dhe unë mbaj me vete mjetet, termometër. Nëse do të rrisim temperaturat pa kufij... E mora sot, mendova se mos ka qenë pa qejf kryeministri dhe ti masim temperaturën. Nëse dikush nuk do të jetë i sinqertë dhe nuk do të japë dorëheqjen mund të ngrihet temperatura deri në thyerjen e zhivës" tha Gjuzi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
Gjuzi: Sekretari i Përgjithshëm i PD-së mbështetës i LGBTI-së, Thaçi të shkojë në Hagë

Mes akuzave të shumta në drejtim të Partisë Demokratike, ku deri pak muaj më parë ishte në aleancë, kryetari i Konservatorëve, Kujtim Gjuzi kritikoi edhe sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin. "Sekretari i përgjithshëm i PD-së çedon është mbështetës i grupeve super liberale është mbështetës i LGBTI-së, i bie me i shpërbërë të gjitha, familjen dhe gjithçka tjetër me i shkatërruar".

Por cfarë do të bëjë Kujtim Gjuzi pasi të largohet nga parlamenti? "Unë mendoj që dy vitet e mia janë të vrullshme dhe parlamenti m'i ka siguruar të gjitha, pasi kaloj te mosha ime 62. Tani kërkoj vetëm që të mos përplasmi" tha ai. Në fund Gjuzi kishte një mesazh për Presidentin e Kosovës "Thaçi duhet të shkojë në Hagë si Haradinaj".

Ora 16:51
Gjuzi-Ramës: Jam ushtar, jo 'naltmadhni', Basha në drejtim të paditur, të nxjerrë diplomën

Deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me termin me të cilin ai iu referua në seancën e sotme plenare "naltmadhni". "Unë jam ushtari numër shtatë në oborrin mbretëror nuk jam "naltmadhni". Tani nuk ka nevojë, por nëse do të ketë jam aty" tha ai.  I pyetur për liderin e PD-së, Gjuzi u shpreh se "Basha ka ikur në drejtim të paditur". Po cfarë mendon Gjuzi për 21 Janarin dhe rolin e Bashës? "Berisha nuk ka pikë përgjegjësi aty, se baca është në kullë dhe ka djemtë". Gjithashtu ai tha se e ka ndërprerë komunikimin e Lulzim Bashën për arsye se 'Basha t'u tregojë shqiptarëve diplomën e shkollës së lartë' duke ngritur dyshime nëse e ka mbaruar arsimin e lartë.

Ora 16:36
Kërcënon Gjuzi: Do u bashkohem njerëzve me precedent në PD, i besoj bacë Berishës

Kujtim Gjuzi kërcënoi se nëse pushteti vendor do të mbahet me dhunë nga shumica do u bashkohet njerëzve me precedent në PD. "Do u bashkohem njerëzve me precedent te Partia Demokratike nëse kërkohet që të mbahet me dhunë pushteti vendor".

Por a ka brenda PD-së njerëz me precedent? Pyetjes së gazetarit Denis Minga ai iu përgjigj duke thën se "13-vite pushtet mendoj që ka pasur cedim në korrupsion, Berishën e përjashtohej. Unë bazohen të mbiemrat sqimatar të vendit, Berisha është mbiemër që nuk ka rrëmbyer gjë, unë i besoj bacës" tha ai.

Ai theksoi se demokratët duan të rikthehen në Kuvend. "Dikush kishte luajtur mendsh po bisedohej për të lëvizur parlamentin. Ka 18 vakanca që mund të rishikohen, Basha është i pari në listën e Tiranës dhe mund të rikthehet sërish pasi mbaruan tani dhe Basha mund të rifutet. Ka bisedime të fshehta që deputetët duan të rikthehen. Nëse bëhet marrëveshje vetëm Rama-Basha marrëveshja bie".

Ora 16:30
Protesta në 2 Qershor, Gjuzi: Këshilltarët e Bashës zero! E diela është pushim

"Ky stilolapsi është i kuq me të bardhë e ka Skënderbeu i Korçës, por Gjergj Kastrioti është i joni. Ditë diele do ta gjesh të bësh protestë? Këshilltarët zero pranë Bashës. Njerëzit duhet të pushojnë ditë diele. Nuk mundesh. Gjuzi nuk mund të jetë në protestë. Herën e fundit kam qenë në protestë, por të dielën nuk shkoj. Sot kam dhuruar gjak dhe dola brenda normave, prandaj i thashë Ramës hajde që të bëjmë testin e drogës, ta çojmë diku të qetësohet" tha Gjuzi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REXHEP TYTA LEKA: 30/05/2019 18:00

    O po ka turp më të madh kujtim gjuzin. Më mir nxirni ndonjë xhsje 90 vjeç që të p*erdhi pa pushim ato p*rdh do kishin më shum vler se llafet e kujtim gjizës e mytme me krip. E ju të roni vet se menja ju ka vdek me koh. Mjer Shqipria.

    Përgjigju
  • Oreee: 30/05/2019 17:10

    Po ju gazetaret tallni bythen me popullin qe therrisni kete lloj injoranti. Po na e bemi kete cop injoranti si me qen skenderbeu

    Përgjigju
  • hajdar: 30/05/2019 16:56

    dikush ti thote qe nuk eshte per parlament kti gomari qe po cudit dynjane me lloj lloj gomarlleqesh qe nxjerr nga goja

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/05/2019 16:45

    Ky si duket ka pjerdhur në shishe qelqi....

    Përgjigju
  • Tironci: 30/05/2019 16:22

    Osht i papame Gjuzi. Nuk rren hic me kom perpjete Gjuzo. Ma ka thone njona qe puno aty!!!!!!!!

    Përgjigju
    • Popo: 30/05/2019 17:16

      Po kush i kishte komet perpjet ajo a ata haha

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja