Deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me termin me të cilin ai iu referua në seancën e sotme plenare "naltmadhni". "Unë jam ushtari numër shtatë në oborrin mbretëror nuk jam "naltmadhni". Tani nuk ka nevojë, por nëse do të ketë jam aty" tha ai. I pyetur për liderin e PD-së, Gjuzi u shpreh se "Basha ka ikur në drejtim të paditur". Po cfarë mendon Gjuzi për 21 Janarin dhe rolin e Bashës? "Berisha nuk ka pikë përgjegjësi aty, se baca është në kullë dhe ka djemtë". Gjithashtu ai tha se e ka ndërprerë komunikimin e Lulzim Bashën për arsye se 'Basha t'u tregojë shqiptarëve diplomën e shkollës së lartë' duke ngritur dyshime nëse e ka mbaruar arsimin e lartë.
Lajmi kryesor:
Gjuzi në Report Tv: Ramën e kap alergjia, mora termometrin! Në Kuvend zyrtarët këmbët mbi tavolinë dhe lojëra fati











