TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi është përzënë mbrëmjen e djeshme nga aktorët e teatrit kombëtar dhe aktivistë të djathtë të cilët prej ditësh po qëndrojnë aty pa ndërprerje pasi siç thonë, kanë informacione se godina do të rrethohet nga policia.
Ata e kanë konsideruar provokim vizitën e tij dhe nuk e kanë lejuar të qëndrojë aty. Gjuzi ka shkuar tek protesta e tyre me një makinë tip Benz dhe me një look më të rafinuar se zakonisht.
“Nuk ke punë ti këtu! Shiko ata paret që të japin ato! Vjen me Benz në mes të sheshit të Teatrit. Ik more! Ik more, ik ik! Hajde, ik qërohu, ik! Shporru, shporru!”, dëgjohet të thonë disa prej tyre.
Para marrjes së mandatit si deputet, Gjuzi ka qenë disa herë i pranishëm në protestën e artistëve duke mbajtur edhe fjalën e tij para të pranishmëve, por duket se marrja e mandatit si deputet ka bërë që ai të shihet si një 'tradhtar' në sy të aktivistëve të djathtë.
Punëtorë të Teatrit Kombëtar disa ditë më parë kanë nisur zbrazjen e Teatrit Kombëtar.
Ai eshte me kostum e kollare o katunar! Ai "smoking" qe thua ti quhet tuxedo dhe eshte normalisht ne ngjyre te zeze, kemishe te bardhe dhe papijon.
PërgjigjuI mungon samari!
PërgjigjuPer samar vlen Flamur Noka