Gjykata Administrative pezullon 
testimin e infermierëve

TIRANE - Gjykata Administrative ka pezulluar testimin e Ministrisë së Shëndetësisë për infermierët. Pezullimi i testimit do të bëhet deri në gjykimin e çështjes me themel.
 
Gjyqtarja Alkelina Gazidede ka marrë sot vendimin që të pezullojë përkohësisht testimin ndaj infermierëve deri në një vendim të dytë pas shqyrtimit të çështjes.
 
Pak ditë më parë mjekët kishin dorëzuar në gjykatë një padi për të kërkuar pezullimin e testimit pasi sipas tyre ishte i pa nevojshëm dhe jashtë të gjitha të drejtave që kanë infermierët.

Ndërkaq edhe sot Protesta e bluzave të bardha vijoi këtë herë para kryeministrisë ku mjekët apeluan për ta bojkotuar testimin.

Ndërsa nga një aktivitet tjetër, po paraditen e sotme ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja la të kuptohet se nuk do tërhiqet përsa kohë testimi nuk cënon as pagën dhe as vendin e punës të vetë mjekëve.

Kalo: Çështja në Kushtetuese, duhen testuar vetëm ata që nuk kanë plotësuar kreditet

Tritan Kalo mjeku i cili ka qenë në krye të protestave të mjekëve për çështjen e testimit ka thënë për A1report se tashmë çështja e testimit të bluzave të bardha do të kalojë në Gjykatë kushtetuese. Kalo ka thënë se mjekët nuk do të diskutojnë më me ministrin dhe sipas tij të vetmit që duhet të testohen nga bluzat e bardha janë ata mjekë të cilët nuk kanë plotësuar kreditet dhe këtu nuk duhen përfshirë mjekë të cilët kanë tashmë një eksperiencë të gjatë pune.
 
"Ne do ta çojmë në gjykatën e Lartë apo dhe në atë kushtetuese.
Duhet të testohen ata mjekë që nuk kanë marrë kredite, ata duhet të kalojnë në testim
,"- tha Kalo 



Skënderi: Të nisë reforma nga diplomat, tashmë gjithçka në dorë të ligjit

Sabri Skënderi kryetari i Urdhrit të Infermierit ka thënë se tashmë Urdhri do ti vijojë bashkëpunimet dhe bashkëbisedimet me ministrinë por jo më për çështjen e testimit.

Ndryshimi sipas tij duhet nisur nga diplomat, pasi gabimet që janë bërë tashmë janë bërë dhe nuk janë faj as i Urdhrit të Infermierit, as i Ministrisë.
 
“Ne e dimë si janë infermierët, e dimë sa paguan, e t’iu kërkosh infermierëve gjëra të tilla kjo është jo e drejtë.
 Ne do bashkëpunojmë me Ministrinë por jo me testime. 
Duhet filluar ndryshimi nga diplomat, ato gabime që kanë ndodhur nuk janë faj i urdhrit të infermierit e as i Ministrisë,"- tha Skënderi.



Beqaj: Nuk tërhiqemi nga testimi, duhet bërë patjetër

Vetë Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga procesi i testimit dhe do të përballet me këdo sepse testimi duhet bërë me patjetër.
 
Deri sa Gjykata vendosi, deri në momenti kur të shprehet për themelin e çështjes, procesi i testimit nuk do vazhdoj. Do të përgatitemi të ballafaqohemi se pse testimi duhet bërë.

"Do të duhet, sigurisht, jo vetëm të zbatojmë vendimin paraprak të Gjykatës, por të përgatitemi që të ballafaqojmë në seancën e plotë, argumentet tona pse testimi duhet bërë dhe pse nuk cënon infermierët në punën e tyre"- tha Beqaj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi