TIRANË - Mazhoranca dhe opozita kalojnë me konsensus 9 nenet e para të ligjit për Gjykatën Administrative. Lidhur me përbërjen e trupit gjykues në Shkallën e Parë për çështjet që lidhen me biznesin, socialistët propozuan shqyrtimin e çështjes me një gjyqtar për efekt shpejtësie si dhe përgjegjësie, propozim, i cili nuk u pranua nga përfaqësuesit e qeverisë. Por për qeverinë, sistemi aktual i drejtësisë nuk ofron garanci me një gjyqtar. Duke mbështetur edhe propozimet e grupeve te interesit, te majtët propozuan krijimin e një Kolegji Administrativ pranë Gjykatës se Larte, por ky variant nuk pranohet nga ekzekutivi
Tjetër nen që palët shprehën qëndrime të ndyshme ishte gjykimi i kontratave të rrugëve, ku socialistët kërkuan që të konsiderohet si padi administrative, ndërsa demokratët kanë këmbëngulur që çështja të trajtohet si padi civile.
Lidhur me këto nene, Komisioni i Ligjeve ka rënë dakort që palët t'i rishikojnë dhe një herë qëndrimet e tyre.
Duke lexuar qëndrimet e largëta qe prezantuan palët, kryetari demokrat i komisionit nuk lejoi te prishej fryma e kompromisit, por shtyu debatin për ditën e hënë. Projektligji për Gjykatën Administrative është votuar në parim me kompromis, por miratimi final do te kërkojë disa javë kohe, për shkak të kompleksitetit.
PROJEKTLIGJI
Projektligji për Gjykatën Administrative, nismë e qeverisë, parashikon trajtimin e çështjeve të biznesit në një Gjykatë të posaçme, duke i dhënë fund zvarritjeve të këtyre çështjeve në hallka të ndryshme të sistemit gjyqësor. I konsideruar si tepër i rëndësishem, projektligji kërkon që të miratohet në Kuvend me shumicë të cilësuar.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com