Gjykata Administrative shfuqizon vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve të PD nga seancat plenare

TIRANË - Dilemës nëse deputetët e përjashtuar, do të shkojnë në Komisionet parlamentare pasi ata vendosën të kthehen në karriget e tyre për të diskutuar projekt-buxhetin për vitin 2025, nuk i dha fund as Kuvendi dhe as opozita, por gjykata.

Me një vendim surprizë, ajo pranoi pjesërisht padinë e bërë nga deputetët e përjashtuar të opozitës, padi e dërguar në 18 tetor dhe larg syrit mediatik. Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Administrative nuk është zbardhur ende.

Gjykata Administrative vendosi të ulë në 10 ditë, përjashtimet 60 ditore për Flamur Nokën, Gazment Bardhin e Bledion Nallbatin dhe 5 ditë përjashtimet 40 ditore për më shumë se 20 deputetë të tjerë të opozitës.

Sipas arsyetimit të saj, duke qenë se vendimi për të përjashtuar deputetët e opozitës është marrë nga Sekretariati i Etikës më 2 tetor, dënimi për ta quhet i përfunduar dhe mund të kthehen menjëherë në Kuvend.

Ky vendim u lexua si provë e një beteje të drejtë e opozitës nga Gazment Bardhi.

‘Dënimi PA LIGJ i opozitës, konfirmuar sot edhe nga Gjykata, provon drejtësinë e betejës së deputetëve të PD për të kthyer kushtetutshmërinë dhe rregullin në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. Për fat të keq, nën drejtimin e Elisa Spiropalit, Kuvendi është kthyer si asnjëherë më parë në një çerdhe paligjshmërie, ku vepron forca e arrogancës dhe shkelja brutale e Kushtetutës.  Rrethimi i Kuvendit me tela hekuri dhe me qindra Forca Sigurie, për të penguar 24 deputetë të opozitës, është i denjë vetëm për regjimet autoritare’, shkruan Gazment Bardhi në Facebook.

Deputetët e opozitës ishin përjashtuar pas seancës plenare të 30 shtatorit pasi dogjën karriget në oborrin e parlamentit.

Deputetët e përjashtuar që pritet të kthehen në Kuvend:

1- Gazment Bardhi
2- Flamur Noka
3- Bledion Nallbati
4- Edi Paloka
5- Saimir Korreshi
6- Lefter Gështenja
7- Luan Baçi
8- Dashnor Sula
9- Agron Gjekmarkaj
10- Dhurata Çupi
11- Xhelal Mziu
12-  Ina Zhupa
13-  Zheni Gjergji
14- Helidon Bushati
15- Lindita Metaliaj
16- Ramadan Likaj
17- Asllan Dogjani
18- Qani Xhafa
19- Flamur Hoxha
20- Isuf Çelaj
21- Kastriot Piroli
22- Lodovik Hasani
23- Kasem Mahmutaj
24- Edmond Spaho

Ndërkohë kërkesë-padia në gjykatë u dorëzua nga 22 deputetë të PD-së të përfaqësuar nga avokati Marash Logu.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Kërkesë padia e PD

 

Vendimi i gjykates

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:50
Gjykata e Tiranës rikthen 24 deputetët e PD-së në Kuvend, Bardhi: U dënuam pa ligj! Provon drejtësinë e betejës tonë

Deputeti demokrati Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës për të shfuqizuar vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës nga seancat plenare mes tyre dhe Bardhin.

Për Bardhin, ky vendim është e drejta e betejës së deputetëve të përjashtuar për të kthyer kushtetueshmërinë në Kuvend.

Ai dënon edhe një herë rrethimin e Kuvendit me gardhin metalik dhe me Gardën e Republikës për të mos lejuar hyrjen e deputetëve. Sipas tij ata 24 deputetë u përjashtuan pa ligj dhe u penguan pa ligj nga forcat e sigurisë.

'Dënimi PA LIGJ i opozitës, konfirmuar sot edhe nga Gjykata, provon drejtësinë e betejës së deputetëve të PD për të kthyer kushtetutshmërinë dhe rregullin në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. Për fat të keq, nën drejtimin e Elisa Spiropalit, Kuvendi është kthyer si asnjëherë më parë në një çerdhe paligjshmërie, ku vepron forca e arrogancës dhe shkelja brutale e Kushtetutës.

Rrethimi i Kuvendit me tela hekuri dhe me qindra Forca Sigurie, për të penguar 24 deputetë të opozitës, në shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit, të ushtrojnë detyrën e tyre, është i denjë vetëm për regjimet autoritare dhe kurrësesi për një vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian.

Ne presim me padurim që ti vijë zëri për të dënuar aktin antikushtetuese, kujtdo që fajësonte me pa të drejtë opozitën dhe i kërkonte asaj që të luante rolin e vet brenda Kuvendit, ndërkohë që e vërteta ishte që opozita po pengohej me dënime PA LIGJ, me tela hekuri dhe Forca Sigurie, që të futej në Kuvend.

Është rasti i parë në histori që deputetët e opozitës dënohen me një rregullore që e kishte shfuqizuar Gjykata Kushtetuese, duke injoruar vendimin e saj për t’i konsideruar masat e përjashtimit si jo proporcionale.

Ata që PA LIGJ penguan me Forca Sigurie për rreth 40 ditë deputetët e opozitës të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues do të mbahen përgjegjës!'

 

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 06/11/2024 19:48

    Nen shembullin e gjukates administrative,te lirohen nga burgjet te gjithe ATA qe akuzohet per krimet ekuivalente me keto krimet te bera nga deputetet:- djegie e qellimeshme te nje objekti te rendesise se vecante,goditjes te personaliteteve per shkak te detyres-,perdorim i lendece plasese ,djegese e bomba e luftarake kunder objekteve shteterore e qeveritare ,etj,etj .Asnje nuk duhet te denohet per keto krimet me permbajtje terroriste.Te gjithe jemi te barabarte para ligjit.

    Përgjigju
  • Revanshi: 06/11/2024 13:53

    Tani fillon rikthimi opozites reale e cila ashtu si Trump pati presion nga pushteti ! Nuk eshte qudi Brenda 3 muajve bie qeveria e Scholz , dhe Macron pasi Jane konsumuar ; ne Shqipëri fryn era e ndryshimit , deputeti duhet te Kete imunitet me kushtetute , nuk minohet demokracia! Populli shqiptar ne EU !

    Përgjigju
    • Real: 06/11/2024 18:22

      Po cfare flet o popull i paditur! Nuk e kupton qe ky vendim eshte 100% i ndikuar nga politika dhe marreveshjet nen tavoline te tyre? Sa deklaroi PD qe do marre pjese normalisht ne seance tak i hoqen perjashtimet.Trump, Scholci, Macron dhe politika shqiptare hahaha

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Burim nga ushtria ukrainase: Kemi humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus në Kursk

Burim nga ushtria ukrainase: Kemi humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus në Kursk