Gjykata e Tiranës rikthen 24 deputetët e PD-së në Kuvend, Bardhi: U dënuam pa ligj! Provon drejtësinë e betejës tonë

Gjykata e Tiranës rikthen 24 deputetët e PD-së në Kuvend, Bardhi: U dënuam pa ligj! Provon drejtësinë e betejës tonë

Gazment Bardhi

Deputeti demokrati Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës për të shfuqizuar vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës nga seancat plenare mes tyre dhe Bardhin.

Për Bardhin, ky vendim është e drejta e betejës së deputetëve të përjashtuar për të kthyer kushtetueshmërinë në Kuvend.

Ai dënon edhe një herë rrethimin e Kuvendit me gardhin metalik dhe me Gardën e Republikës për të mos lejuar hyrjen e deputetëve. Sipas tij ata 24 deputetë u përjashtuan pa ligj dhe u penguan pa ligj nga forcat e sigurisë.

'Dënimi PA LIGJ i opozitës, konfirmuar sot edhe nga Gjykata, provon drejtësinë e betejës së deputetëve të PD për të kthyer kushtetutshmërinë dhe rregullin në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. Për fat të keq, nën drejtimin e Elisa Spiropalit, Kuvendi është kthyer si asnjëherë më parë në një çerdhe paligjshmërie, ku vepron forca e arrogancës dhe shkelja brutale e Kushtetutës.

Rrethimi i Kuvendit me tela hekuri dhe me qindra Forca Sigurie, për të penguar 24 deputetë të opozitës, në shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit, të ushtrojnë detyrën e tyre, është i denjë vetëm për regjimet autoritare dhe kurrësesi për një vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian.

Ne presim me padurim që ti vijë zëri për të dënuar aktin antikushtetuese, kujtdo që fajësonte me pa të drejtë opozitën dhe i kërkonte asaj që të luante rolin e vet brenda Kuvendit, ndërkohë që e vërteta ishte që opozita po pengohej me dënime PA LIGJ, me tela hekuri dhe Forca Sigurie, që të futej në Kuvend.

Është rasti i parë në histori që deputetët e opozitës dënohen me një rregullore që e kishte shfuqizuar Gjykata Kushtetuese, duke injoruar vendimin e saj për t’i konsideruar masat e përjashtimit si jo proporcionale.

Ata që PA LIGJ penguan me Forca Sigurie për rreth 40 ditë deputetët e opozitës të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues do të mbahen përgjegjës!'


Lajmi kryesor:

Gjykata Administrative shfuqizon vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve të PD nga seancat plenare


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano