Gjykata administrative, Xhafaj: Jemi
të shqetësuar për gjyqësorin

Gjykata administrative, Xhafaj: Jemi<br />të shqetësuar për gjyqësorin
TIRANË – Partia Socialiste ka vijuar edhe sot dëgjesat me grupet e interesit për ligjin “ Për Gjykatën Administrative”. Gjatë takimit me përfaqësues të biznesit dhe juristë, nënkryetari i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj ka shpjeguar detajet kryesore të ligjit që po shqyrtohet në komisionet kuvendore.
“Nuk duam të shtojmë një problem të ri në Gjykata. Ky ligj do t’I shërbejë qytetarëve shqiptarë. Ne do të japim edhe amendametet tona, por pasi të përfundojmë konsultimet me ju”, tha Xhafaj.

LIGJI U VOTUA SOT NE KOMISIONIN E LIGJEVE
Komisioni parlamentari i ligjeve kaloi sot në parim projektligjin për Gjykatën Administrative, një draft i mbetur pezull për 4 vjet. Projektligji është hartuar nga qeveria, por për ta miratuar kërkohet shumicë e cilësuar votash. Pala socialiste mbështeti pr.ligjin duke theksuar se në krahasim me variantin e 2008-s ka përmirësime, por në të mbeten ende çështje të debatueshme.

Deputeti Armando Subashi në një intervistë për Vizion Plus deklaroi dje se te majtët kane hartuar një pakete amendimesh. Për opozitën, problemi i parë që duhet të zgjidhe ligji për Gjykatën Administrative është thjeshtimi dhe shkurtimi i procedurave gjyqësore. Subashi fton grupet e interesit të dërgojnë amendimet për draftin. Ne projektligjin e qeverise është parashikuar ngritja e 6 gjykatave administrative dhe një apeli në Tiranë, ndërsa hallka e fundit e ankimimit mbetet Gjykata e Lartë. Gjyqtaret do te trajtojnë ekskluzivisht vetëm mosmarrëveshjet administrative e tregetare, duke synuar te zgjidhin ne kohe te shkurtër konfliktet qe aktualisht trajtohen nga gjykatat e faktit.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv