DELVINE- Gjykata e shkallës së Parë të Sarandës la në burg pa afat Panajot Anagnostin, i cili akuzohet për përdhunim e një fëmijë 8-vjeçare, vajzën e gruas me të cilën bashkëjetonte. Ngjarja që ndodhi pak ditë më parë tronditi opinionin publik, por dhe banorët në fshatin Kranë, në komunën Mesopotam të Delvinës.
Avokati kërkoi sot në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, lirimin e Anagnostin pasi sipas tij nuk ka tentuar të përdhunojë të miturën. Nga ana e tjetër prokurori kërkoi qëndrim në qeli për 47-vjeçarin duke e cilësuar si person të rrezikshëm për shoqërinë.
Nga ekspertiza mjekoligjore ka rezultuar se me vajzën e mitur është kryer marrëdhënie seksuale. Abuzuesi mendohet se ka shfrytëzuar faktin që nëna e vajzës nuk gjendej në shtëpi. Ai e ka mashtruar viktimën e përdhunimit me para, duke i kërkuar asaj të shkonte në kasollen e bagëtive për t'i dhënë një dhuratë të bukur.
Pas shqetësimeve të fëmijës gruaja e ka dërguar në spital, ku ekzaminimi i parë mjekësor i së miturës në Sarandë konstatoi deflorimin e vogëlushes.
Më pas policia ngriti procedimin penal ndaj 47 vjeçarit. Vetë Klementina Çaushi në një prononcim për Top- channel tha “Nuk e kam denoncuar unë, pas verifikimeve nga doktori policia nisi vetë procedimin penal. Gjithë njerëzit e kishin zili se ai ishte i hedhur ka punuar jashtë, dhe është kthyer në Greqi. Të gjithë e kanë zili. Do ta mbroj se nuk është e vërtetë.”
Gazetari ynë në Piro Nase informon se gruaja ka dëshmuar në polici: "Se vajza i kishte thënë se ishte përdhunuar nga Panajoti, por ajo nuk e kishte parë vetë"
Nga rrëfimet e familjarëve, të cilat i referohet Top- channel i akuzuari bashkjetonte prej 10 muajsh në banesën e tij në fshat me një 30-vjeçare nga Berati dhe 2 fëmijët e saj nga martesa e mëparshme. Fëmijët ndiqnin shkollën e fashtit, nëna e tyre punonte gjatë ditës në një punishte, ndërsa Panajoti shpenzonte shumë kohë i vetëm me fëmijët, sepse siç thonë fqinjët e tij, ai punonte rrallë dhe vazhdimisht pinte. Banorët kërkojnë largimin e tij nga fshati.
(në foto Klementina Çaushi dhe Panajot Anagnosti, marrë nga Shekulli)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com