Gjykata dënon me burg dy
djemtë e rrugës së Kavajës
Vranë Ilirjan Zhupanin. 14 vite burg për Arsim Litën dhe 5 vjet për Avzi Çejkun.
TIRANE- Arsim Lita që njihet si anëtar i grupit të etiketuar me emrin “Djemtë e Rrugës së Kavajës”, dhe që në 2011-ën është ekstraduar nga Gjermania, dënohet me 14 vite burg nga gjykata e Tiranës për akuzën e vrasjes së Ilirjan Zhupanit. Bashkë me Litën është dënuar me 5 vjet heqje lirie dhe Avzi Çejku, për akuzën e “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Vendimi është marrë nga gjyqtari Albert Meça në 21 janar, ku pas një gjykimi me 8 seanca, dy të pandehurit kanë pranuar akuzat duke kërkuar gjykim të shkurtuar. Për pasojë masë e dënimit të dy të pandehurve është ulur me 1/3, ku nga 21 vite burgim të dhënë për Litën, dënimi nëpërmjet kësaj praktike shkoi përfundimisht në 14 vite burg. Ndërkohë për Çejkun nga 7 vite, dënimi u ul në 5 vite burg.
Lita, në vitin 2005, është dënuar nga kjo gjykatë me 24 vite burg, për akuzën e vrasjes me 18 plumba të shtetasit Ilir Zhupani dhe plagosjen e lehtë të Ilirian Borovës, ngjarje kjo e ndodhur në muajin nëntor të vitit 2001. Mirëpo ky vendim është prishur duke rikthyer dosjen penalë në Gjykatën e Tiranës. Vendimi është marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i cili e ka gjetur pa vend dhe të paligjshme zhvillimin e procesit gjyqësor ndaj të pandehurit Arsim Lita dhe të pandehurit tjetër Avni Çasku, pa dijeninë e këtyre dy të fundit.
Vrasja e ZhupanitNë datën 7 nëntor 2001, rreth orës 11:00, tek bulevardi “Bajram Curri”, në vendin e quajtur Ura e “Ali Demit” në Tiranë, mjeti tip “Mercedes-Benz 220” ngjyrë mente, me targa TR 9862 E, i cili drejtohej nga shtetasi Ilir Zhupani dhe ku udhëtonte edhe Ilirian Borova si pasagjer i ulur në sediljen përpara dhe shtetasi Ardjan Yzeiri, ndodhur në sediljen e pasme të mjetit, fillimisht është parakaluar nga mjeti tip “Mercedes-Benz 250″ ngjyrë vishnje me targa të huaja ACKV 126, i cili më pas i ka prerë rrugën. Në këto momente nga mjeti me targa të huaja ka dalë i pandehuri Arsim Lita me një person tjetër të pa identifikuar dhe kanë shtënë me pistoleta, të cilat i mbanin pa leje të organeve kompetente, në drejtim të mjetit ngjyrë mente.
Si pasojë e këtyre veprimeve, ka gjetur vdekjen shtetasi Ilir Zhupani dhe është plagosur shtetasi Ilirian Borova, ndërsa shtetasi Ardian Yzeiri nuk ka pësuar ndonjë dëmtim. Më pas autorët e ngjarjes largohen me mjetin e tyre në drejtim të rrugës “Ali Demi”. I pandehuri Arsim Lita dyshohet se atentatin e ka kryer për llogari të grupit të Denis Ginës, i vrarë me antitank në qershor të 1999. Ky krim, mendohet se ka qenë pjesë e vrasjeve mes djemve të rrugës së Kavajës, ku brenda dy viteve janë vrarë 6 persona.
Shkrimi u publikua sot (24.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4388
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do të përfitojë 650 mln euro
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31