Gjykata e Apelit cakton datën, më 27 prill vendos për kërkesën  e 3 kontrollorë, 2 të mbetur në burg dhe një 'arrest shtëpie'

Gjykata e Apelit cakton datën, më 27 prill vendos për kërkesën  e 3 kontrollorë, 2 të mbetur në burg dhe një 'arrest shtëpie'

Kontrollorët dhe Kulla e Kontrollit në Rinas

Gjykata e Apelit të Tiranës ka caktuar datën kur do mbahet seanca për masën e sigurisë ndaj tre kontrollorëve të arrestuar disa jave më parë, pasi akuzohen si organizator të protestës që solli edhe bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit. Kontrollorët apeluan vendimin e shkallës së Parë dhënë ndaj tyre. Më 27 prill, kontrollorët Armando Fevzga Muhin Mezini dhe Flora Ndreca, do dalin përpara togave të zeza të apelit të kryeqytetit ku kerkojnë masë më të butë sigurie.

Tre javë më parë gjykata e Tiranës ndaj kontrollorëve Armando Fezgën dhe Muhin Mezinin caktoi masën "arrest me burg", ndërsa Flora Ndreca u la në "arrest shtëpie".

Kujtojmë se mëngjesin e 7 prillit u bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që dje pasdite rinisën fluturimet esenciale që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën