Gjykata e Apelit e liroi, Agim Kajmaku lë spitalin, do paraqitet në Prokurori 2 herë në muaj

Një ditë pasi Gjykata e Apelit liroi ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, burimet bëjnë të ditur se ky i fundit ka lënë ambientet e spitalit ku ndodhej i shtruar prej dy ditësh dhe është rikthyer në shtëpi. Por avokati i tij tha se Kajmaku është ende në spital. 

"Është ende në spital. Kjo është arsyeja pse nuk u paraqit. Në sot paraqitëm dokumentin që është në spital. Unë e vizitova dje në darkë dhe është ende në spital", tha avokati.  

Seanca e rivlerësimit, e cila ishte parashikuar për sot është shtyrë për të hënën, ndërsa sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, Agim Kajmaku duhet të paraqitet 2 herë në muaj në prokurori. 

Një ditë më parë trupa gjykuese e përbërë nga  gjyqtarët Elona Tora, Albana Lluri dhe Zengjine Sallaku ndryshuan masën e sigurisë nga "Arrest në burg" në "Detyrim paraqitje". Ka qenë vetë organi i akuzës, i përfaqësuar nga Arta Marku që ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë me argumentin se Kajmaku nuk mund të qëndronte në burg për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Kajmaku u arrestua dy ditë më parë pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spitalin privat "Continental" për shkak të diabetit. Siç Report Tv raportoi, kanë qenë mjekët ata që njoftuan policinë, se Kajmaku ndodhej i shtruar aty.  Ai ishte shpallur në kërkim që prej 9 nëntorit 2019 dhe akuzohej për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri. Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së.

Ndryshimi i vendimit për Kajmakun

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Itali: 09/07/2020 16:57

    Po ka ma turp ta nxjerresh nga burgu se nuk mund te rri ne burg ? E tmerrshme eshte te jetosh ne shqiperi . Krimineli del nga burgu ,fakiri qe noshta per nje pakujdesi ka ra ne burg nuk del dote por edhe vdes ne burge . Kur shikojme e ndihgjojme qfar bahet ne shqiperi na e thote mendja kuuuurr mos me ardhe ne ate vend. Detyrim braktisja e vendelindjes.

    Përgjigju
  • Turpi: 09/07/2020 13:40

    Turp si e beri karrieren me Ulqiun, turp si u zgjodh k/prokurore, turp si e beri detyren dhe turpi i fundit ishte ky me Kajmak Jorgaqin. Arta Marku e ka ngrene turpin me buke shume kohe me pare, Ulqiu ju jep ndonje got vere qe ta shtyne Arta dhe bashkeshorti i saj mavri me boje. Kjo bareshe e dhive neper male la ne burg nje djale ne shkoder jashte afateve ligjore. Ne asnjeshtylle te vetingut nuk duhej te kalonte si ate Morale, Profesionale dhe Intelektuale. Ruhuni o njerez se nje shpirtkazem si kjo i ben gropen te pafajshmeve.

    Përgjigju
  • ola: 09/07/2020 11:19

    MEDET MOJ FSHATARE PABUKSE, QE U BERE PROKURORE DHE SHUME TE TJERE BARI DHISH GJYQTARE DHE PROKURORE KU E KENI KATANDIS KET VEND !!!

    Përgjigju
  • Shqiperia: 09/07/2020 11:09

    Rilidje cpaske qene kush te ka dit

    Përgjigju
  • AltinTop: 09/07/2020 10:39

    Ne Shqiperi pushteti gjygjsor eshte inegzistent...nuk ka USA as BE qe ia del me mafien qe sundon ate vend...

    Përgjigju
  • babi fier: 09/07/2020 09:55

    Po ky shume mire beri qe doli , ju cfare problemi keni qe doli kajmaku. Kamjak leri te flasin keta , ti vazhdo por te lutem bej nje operacion vesheve o miku im patriarkal se po haja gjell dhe sa pashe veshet e tu volla

    Përgjigju
  • One: 09/07/2020 09:54

    S'e kuptpoj se si funksionon ai vend?! Po ky person i'u fsheh drejtesise, si mund te lihet i lire me kusht?! Drejtesi e perdhosur qe s'ka respekt as per veten por, njeh vetem gjuhen e parase dhe favoreve politike. Qelbesira primitive

    Përgjigju
    • Dangellia: 09/07/2020 10:41

      Po u fsheh thot...budallallek beri...avash ngri e ul kriminel pd-lsi ja

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri