Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Banorët e fshatit Kutë dhe dhjetra aktivistë mjedisorë korrën një fitore të re të mërkurën në Gjykatën e Apelit kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit në lumin Vjosë.

“Në arsyetimin e saj, gjykata e Apelit konfirmon plotësisht aktvendimin e shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve,” njoftoi organizata mjedisore EcoAlbania, një prej paditësve dhe organizatave partnere në Shqipëri për mbrojtjen e Vjosës.

“Ky vendim shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri,” shtohet në njoftim.Që prej vitit 2016, banorë të komunitetit që preken nga projekti i hidrocentralit të Poçemit, së bashku me aktivistë mjedisorë nga organizatat EcoAlbania, EuroNatur dhe RiverWatch, bashkuan forcat për të paditur këtë projekt në gjykatë.

Bazat e aktpadisë ishin raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) i papërshtatshëm dhe mungesa e konsultimit me komunitetin e prekur, duke shkelur kështu legjilacionin shqiptar dhe konventat ndërkombëtare.

Pavarësisht se në vitin 2017 Gjykata Administrative e Shkallës së Parë legjitimoi banorët vendas në kauzën e tyre, të paditurit e ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit.

“Edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojme si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojen e lumit Vjosa,” tha Olsi Nika nga EcoAlbania.

Edhe banorët e Kutës, të cilët kanë qenë pjesë e kësaj beteje ligjore që në fillimet e saj, shprehen të lumtur që më në fund ia arritën qëllimit dhe përpjekjet e tyre u legjitimuan.

“Ne e kemi kundërshtuar hidrocentralin e Poçemit me të gjitha format demokratike, që nga protestat e deri tek procesi gjyqësor. Ky vendim na ben të ndjehemi krenarë për unitetin e komunitetit të Kutës,” tha Demir Murataj, banor i fshatit Kutë./BIRN

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ju lumte: 24/07/2024 13:54

    Ju lumte po mos i lini ta shkaterrojne kete vend te bekuat bravo gjykates nje vendim i drejte shume i drejte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot