U arrestua në Tiranë, Gjykata e Apelit liron ish-luftëtarin e UÇK, Dritan Goxhaj: Ishte tentativë për trembje! Refuzohet ekstradimi në Dhomat e Specializuara të Kosovës

TIRANË- Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj është liruar me një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Po ashtu, Apeli ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e tij në Dhomat e Specializuara në Kosovë. Ish-luftëtari i UÇK-së u arrestua në Tiranë më 31 korrik me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Krimet e Luftës.

Në seancën e ditës së sotme (10 tetor 2023) vetë Goxhaj ka qenë i pranishëm bashkë me avokatin e tij Ardjan Vishaj, i cili apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës për ekstradimin e tij. Ka qenë gjyqtari Gent Shala, i cili ka vendosur refuzimin e ekstradimit për Goxhajn dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm.

Pasi la qelinë, Goxhaj tha për mediat se lirinë nuk e kishte humbur asnjëherë, as ai as UÇK dhe as ata të tjerët që janë në Hagë, por ishte një tentativë për t’i trembur.

Ish-anëtari i ushtrisë çlirimtare të Kosovës akuzohet nga Prokuroria Speciale për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Prej më shumë se një muaji e gjysmë, Goxhaj kundërshtoi ekstradimin dhe e cilësoi arrestimin si heqje të paligjshme të lirisë, ndërsa vetëm sot Apeli vendosi lirimin e tij.  Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës kishte lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Vendimi i Gjykatës

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me lejimin e ekstradimit ndaj shtetasit me iniciale D.G, nga Shqipëria në Kosovë (Dhomat e Specializuara të Kosovës).

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1204 Akti, datë 19.09.2023, ka vendosur:

- Pranimin e kërkesës .

- Lejimin e ekstradimit të shtetasit shqiptar D.G nga Shqipëria në Kosovë (Dhomat e   Specializuara të Kosovës).

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga shtetasi me iniciale D.G, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm dhe moslejimin e ekstradimit nga Shqipëria në Kosovë (Dhomat e Specializuara të Kosovës).

Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 10.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala, vendosi:

-Ndryshimin e vendimit Nr. 1204 Akti, datë 19.09.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

- Rrezimin e kerkeses per ekstradimin e shtetasit D.G nga Republika e Shqiperise ne Republiken e Kosoves.

- Heqjen e mases se sigurimit "arrest ne burg ", per shtetasin D.G, caktuar me vendimin Nr. 1123 Akti, date 20.07.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane.

-Urdherohet lirirmi i shtetasit Dritan Goxhaj, nese nuk mbahet per ndonje veper tjeter penale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:08
Dritan Goxhaj lë qelinë: Lirinë nuk e kisha humbur, ishte tentativë për trembje! Jemi në rrugën e drejtë

 

Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ka folur pas lirimit nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit në Tiranë.

“Dua t'ju them qe lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, as unë as Uçk dhe as ata të tjerët që janë në Hagë, ishte tentativë për të na trembur e për të na thënë e mbushur mendjen se nuk ishim në rrugë të drejtë.  Sot arritëm tju tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dritan: 11/10/2023 11:24

    Po te ishte ne Kosove plera Kurti do ta dorezonte kete luftetar te lirise.

    Përgjigju
  • Iris: 11/10/2023 02:30

    Po cfare urimesh e bravo qe thoni?! Ky nuk ka dale akoma nga laku i akuzes.Ky vendim vlen vetem per territorin e Shqiperise.Ne se ky zoteria del jashte,mund te arrestohet ne cdo kend te botes e i duhet te luftoje ekstradime te tjera.Per mendimin tim,ky duhet te hap gjyq e te rrezoje akuzen qe i behet po ne gjykaten speciale qe e ka ngritur akuzen e leshuar urdher arrestin.Po e arriti kete atehere me te vertete e ka fituar betejen me drejtesine.

    Përgjigju
    • Or tej: 11/10/2023 07:47

      Meqe luftoi per atdhe le te qendroje brenda territorit. Ska ci duhen vendet e huaja per te dale or teeeejjjjj

  • Teuta: 10/10/2023 13:57

    Bravo, Gjykatesit, Genti Shala! Vendim i drejte, qe po e duartroket çdo shqiptar!

    Përgjigju
  • populli: 10/10/2023 13:20

    BRAVOOO !

    Përgjigju
  • Jurist: 10/10/2023 13:12

    Eshte rasti qe dikush te mbaje pergjegjesi per arrestimin e tij dhe mbajtjen padrejtesisht ne burg.

    Përgjigju
  • Olsi: 10/10/2023 12:38

    Bravo

    Përgjigju
  • Arbërori: 10/10/2023 12:22

    Urinen Urime dhe shëndet për luftëtarin e liris…!!!

    Përgjigju
  • Blenard: 10/10/2023 12:11

    Sh sh mire

    Përgjigju
  • Dielli: 10/10/2023 11:59

    I lumte gjykates. Vendimi i duhur!

    Përgjigju
  • Kistra: 10/10/2023 11:58

    Lajm i bukur, respekte trupit gjykues!

    Përgjigju
  • Maks: 10/10/2023 11:48

    Bravo ky vendim i jep nje shuplak te mir te gjith spiunave qe per te fituar perfitime personale njollosin luftetaret per lirin e dardanise

    Përgjigju
  • Drejtesia popullore: 10/10/2023 11:45

    Kjo Gjykate eshte Speciale vetem kundra shqiptareve e vecanerisht kunder UCK. Kjo Gjykate duhet shkrire, bile duhet cuar per skrap. Nese kjo gjykate vepron vetem me nje kah, atehere eshte totalisht e njeaneshme, biles politikisht e njeaneshme. Pse nuk arreston apo kerkon ekstradimin e serbeve. Rasti me i mire eshte Radoicici, i cili ka pasaporte te Kosoves. Pse nuk e kerkon kete kriminel e plot te tjere. Jo vetem Shqiperia, qe nuk hyn fare ne kete vorbull, por edhe Kosova nuk duhet te jape asnje person per kete te ashtuquajtur Gjykate. Edhe ata qe jane ne Hage, duhet te lirohen menjehere, sepse kane mbrojtur popullin e tyre me ato pak mjete qe kane pasur, perndryshe te dhjefsha drejtesine e padrejte.

    Përgjigju
  • Lexues: 10/10/2023 11:37

    Permblidhni me pak fjale arsyetimin ligjor te apelit. Mendoj qe kjo ka rendesi per publikun.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 10/10/2023 11:19

    Me ne fund nje fitore e drejtesise, uroj qe ky rast te jet i fundit qe ish pjestaret e uçk-s te ndalohen e te torturohen vetem se kan luftuar per qlirimin e kosoves.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 10/10/2023 11:16

    Deshmitare "te fshehte"eshte abuzim i hapur dhe tendencioz nga ana e gjukates speciale dhe prokurorise.Deshmitari del me emer e mbiemer,me fytyren e tij Jo i maskuar,Sic i do kjo gjukate.Jane dy koncepte te ndryshme :-marrja nen mbrojtjen e deshmitarit ,por kur i kercenohet jeta,Pra Jo e paravendosur.Kjo tregon per falsitetin e gjykimit.Marrja nen mbrojtjen nuk Ka lidhje me fshehjen e deshmitareve Duke u dhene strehim ne kontinente te ndryshme.Kjo flet vetem per nje fakt:-blerje te deshmitareve te rreme kundrejt dhenies se nje shperblimi.Ndaj kjo gjukate dhe prokurori duhet te refuzohen menjehere .Pse nuk thirret deshmitar Dik Martin dhe Karla del ponte?Ne nje interviste te tij Ka deklaruar origjinen e dosjes se paraqitur prej tij-..."e kam marre ne stacionin e trenit ne Zyrich,nga dy persona te sherbimit sekret serb".Pra origjina e perpunimit,fabrikimit eshte ne Serbi.Kjo e deklaruar prej tij ne shtyp.Le te Vine te me arrestojne dhd mua qe denoncoje dy ish prokuroret proserbe te drejtesise europiane.Por une nuk kam qellim ti vras,por ti denoncoj per paraqitjen e akuzave te rreme me pasoja shume te renda,deri ne nxitjen e urrejtjes nacionale dhe te veprimeve terroriste.

    Përgjigju
  • Toni: 10/10/2023 11:00

    Bravo ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione ndaj Turqisë lidhur me veprimet në Siri

Dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione ndaj Turqisë lidhur me veprimet në Siri