Gjykata e Apelit: Të dhënat financiare të Presidentit Trump t'i dërgohen Kongresit

Gjykata e Apelit: Të dhënat financiare të Presidentit Trump t'i dërgohen Kongresit

Sipas vendimit të një gjykate federale të apelit të dhënat financiare të Presidentit Donald Trump duhet t'i dorëzohen Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjykata e Apelit e Uashingtonit tha të premten se kompania Mazars, e cila ka kryer shërbime kontabiliteti për zotin Trump, duhet t’i dorëzojë Kongresit dokumentet e kërkuara.

Pas këtij zhvillimi presidenti Trump mund të apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë.

Komisioni për Mbikëqyrjen dhe Reformë në Dhomën e Përfaqësuesve i kishte bërë një kërkesë zyrtare kompanisë Mazars që në muajin prill. 

Kërkesa i referohet dokumenteve nga viti 2011 deri në 2018 të cilat Dhoma e Përfaqësuesve të cilat Dhoma e Përfaqësuesve i sheh me interes për të hetuar mbi vërtetësinë e deklaratave të presidentit mbi të ardhurat financiare të tij dhe pagesën e taksave si dhe për konflikt të mundshëm interesi.

Gjykatësja federale Neomi Rao, e cila është emëruar nga Presidenti Trump, nuk u pajtua me vendimin e trupit gjykues të përbërë nga tre anëtarë. Gjykatësit e tjerë janë Patricia Millett e emëruar nga Presidenti Barack Obama dhe David Tatel, i emëruar nga Presidenti Bill Klinton. VOA

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja