Gjykata e lartë e Bashkimit Europian nxori sot një vendim ku 28 vendet e Bllokut kanë të drejtën të refuzojnë të paguajnë përfitime të caktuara ndaj qytetarëve ekonomikisht joaktivë të shteteve të tjera anëtare që përdorin të drejtën për të lëvizur vetëm për të përfituar nga pagesat e mirëqenies nga një shtet tjetër.
Ky vendim i Gjykatës Europiane të Drejtësisë vjen si përgjigje ndaj rastit të një nëne rumune dhe fëmijës së saj që kërkonin përfitimin e azilkërkuesve nga autoritetet në Leipzing të Gjermanisë.
Gjykata vendosi se autoritetet gjermane kishin të drejtë të refuzonin kërkesën e saj dhe se nuk cilësohet si diskriminim moslejimi i saj për të përfituar nga një ndihmë që jepet vetëm për qytetarët gjermanë. Vendimi është marrë pas pretendimeve të qeverive gjermane dhe britanike të cilat janë vënë nën presion nga BE për masat anti-emigracion që duan të marrin për vendet e tyre.
Lëvizja e lirë dhe ndikimi i emigracionit në sistemet e mirëqenies është kthyer tashmë në një fushë beteje për politikat kyçe të vendeve europaine, mes një debati intensiv mbi programin e ashtuquajtur “të mirat e lëvizjes” nga qytetarët e shteteve anëtare të BE-së në ekonomitë e pasura të Europës. Direktiva e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, në këtë mënyrë, synon parandalimin e lëvizjes së qytetarëve ekonomikisht joaktivë të Bashkimit Europian që të mos përfitojnë nga sistemi i mirëqenies së shtetit anëtar pritës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO